Paradoksi i 'Game of Thrones'! Ofrohen konsulta psikologjike online për fansat që nuk pranojnë dot fundin

Paradoksi i 'Game of Thrones'! Ofrohen konsulta psikologjike online për fansat që nuk pranojnë dot fundin

Seriali i shumë ndjekur ‘Game of Thrones’ ka mbyllur sezonin e tij të 8-të dhe të fundit. Episioni i tij i fundit ka thyer rekorde shikueshmërie. Ndërkohë nuk kanë përfunduar kritikat ndaj tij, ku në median botërore e kanë cilësuar si sezoni i ‘zhgënjimeve’.

Shumë ndjekës të tij kanë krijuar një varësi të frikshme aq sa e kanë të papranueshëm faktin që ai përfundoi. Për këtë është krijuar një faqe për ‘konsultat’ online për ata që kanë të tillë problem.

Faqja angleze e internetit “Bark.com” ka menduar të vendosë në dispozicion një shërbim këshillimi psikologjik përmes aplikacionit “Skype”.

Mund të flitet me një ekspert, që duke njohur gjithçka nga “Game of Thrones” mund t’iu kthejë në normalitet dhe t’iu ndihmojë të pranoni tragjedinë e fundit të serisë. Gjithçka për një shifër prej 25 dollarësh për një seancë 30-minutëshe dhe 50 dollarë për një orë.

E gjitha kjo duket të jetë një paradoks.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë