Skandalet e FSHF, Braçe në Report Tv: Organizatë e përfshirë në krim! Sporti 'ka vdekur', s'ka më garë! Duka mbush avionin me politikanë për të parë ndeshjet e Kombëtares  

Organizatë të përfshirë në krim e ka konsideruar deputeti socialist Erion Braçe Federatën Shqiptare të Futbollit nën drejtimin e Armand Dukës.  Në studion e Report Tv, Braçe tha se për shkak të interesave personale, Duka vrau garën sportive. Në një intervistë në "Studio Live" për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj , Braçe tha se FSHF nuk është më një federatë futbolli dhe ka degraduar nga pikëpamja morale.

Lidhur me qëndrimet e Erion Veliajt kundër Dukës, Braçe tha se këto nuk janë ndërhyje të politikës, pasi Veliaj ka të drejtë të flasë pasi është aksioner në Shoqatën e Furbollit Tiranë.

"FSHF dyshohet botërisht si një organizatë e përfshirë në krimin, dhe jo një federatë kombëtare e futbollit. Nga pikëpamja morale ka degraduar, nga pikëpamja sportive ka vdekur, nuk ka më garë. Me këto që janë zbuluara se fundmi dhe më faktin se Federata paguan për klubet kur i kanë llogaritë e bllokuara. Si do i marri lekët mbrapsht ky? Duke i shpallur ekipin kampion, ky është i interesuar që garën ta fitojë ekipi ku ky ka derdhur paratë. Këtu Autoriteti i Konkuirrencës ka zbuluar se ky të drejtën televizive ia ka shitur vetes platformës ku ky është aksioner, pse nuk përgjigjet para ligjit? Nuk hyn politika këtu, por ka shkelur ligjin, Veliaj po flet si aksioner në klubin e futbollit dhe ka thënë shumë pak deri tani', tha Braçe.

Po pse këto akuza ndaj kreut të FSHF Armand Duka nuk janë bërë më herët? Për Braçen kjo ndodh pasi Duka e mbush avionin e Kombëtares sa herë ajo ka ndeshje jashtë me politikanë majtas e djathtas.

"Avionët e Dukës mbushen me politikanë me të majtë e të djathtë, herën e fundit e mbushi avionin për në Budapest me kryetar bashkie, ku ndodh kjo? A mendoni dot që kjo gjë të ndodhi në Itali?", tha Braçe.

Retorikën e ashpër të parlamentit, ku sot kërkoi fiskalizimin të hidrokarbureve, Braçe e përforcoi edhe nga studio e Report Tv, ku tha se mosrealizimi i saj, po i sjell dëme të mëdha shtetit.  Ai tha se kompania që ka koncesionin e kontrollit teknik të pompave të naftës kërkon këtë shërbim për të krijuar monopol dhe për këtë arsye po shantazhon shtetin.

"Kjo pasi kompania vazhdon të shantazhojë qeverinë, unë e kam mësuar kur kam qenë zv.kryeministër dhe jam habitur që si mundet në një sipërmarrës privat të shantazhojë përmes këtyre gjyqeve dhe pastaj me kërcënime verbale ndaj nëpunësve të shtetit. Tani kjo histori duhet të marrë fund", tha Braçe

Nga gara sportive, Brace komentoi edhe garën e 6 marsit ku palët politike do të kërkojnë fitore në 6 bashki. Rezerva shprehu për mënyrën si po zgjidhen kandidatët.

"Koha kur partia njofton bazën për kandidatin ka marrë fund", tha ai.

Kujtojmë se Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, ka kërkuar hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke përgatitur një dosje voluminoze për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë. 

Beteja Veliaj-Duka vijon prej ditësh, ku kryetari i bashkisë Tiranë i kërkoi transparencë për zhdukjen e 2.1 milionë dollarëve të FIFA-s, ndërsa akuzon presidentin e federatës po përdor futbollin për politikë. Veliaj, në cilësinë e kryebashkikuat është aksioner i Shoqatës së Futbollit Tirana, ku Duka manipuloi zgjedhjet për kreun e shoqatës, ndërsa Veliaj nuk i njohu zgjedhjet. Veliaj ka depozituar ditën e sotme dy kallëzime penale, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
Fiskalizimi i hidrokarbureve, Braçe: Koncesionari i pompave të naftës shantazhon e kërcënon verbalisht nëpunësit e shtetit, do monopol

Retorikën e ashpër të parlamentit, ku sot kërkoi fiskalizimin të hidrokarbureve, Braçe e përforcoi edhe nga studio e Report Tv, ku tha se mosrealizimi i saj, po i sjell dëme të mëdha shtetit.  Ai tha se kompania që ka koncesionin e kontrollit teknik të pompave të naftës kërkon këtë shërbim për të krijuar monopol dhe për këtë arsye po shantazhon shtetin, madje shtoi se ka pasur edhe kërcënime verbale ndaj nëpunësve të shtetit.

"Tregu i hidrokarbureve është jashtë procesit të fiskalizmit për më shumë se sa një vite. Nuk funksionon sepse tregu tek hidrokarburet kërkonim disa shërbime bashkë jo vetëm fiskalizimi por edhe gjurmim të hidrokarbureve për t'i vënë fre kontrabandimit të naftës, përzierjes së saj apo cilësisë mizerabël që ekziston sot në tregun e hidrokarbureve. Përmes një vendimi i dhamë mundësinë AKSHI-t dhe Drejtorisë së Tatimeve që të ndërtonte garë për të përzgjedhur 3 subjekte që do të ofronin këtë shërbim përkundrejt tarifave tavan. Ishte një VKM e posaçme. Një kompani që është në kontratë me qeverinë për të paktën 2 shërbime për kapacitete grumbulluese të depozitave dhe për kontrollin teknik matës të pompave të karburantit. Kjo kompani kërkonte pa garë të merrte edhe këtë shërbim edhe të fiskalizimit edhe të gjurmimit në qarkull të karburanteve. E çoi në gjykatë Administrative të Apelit dhe i dha të drejtë dhe bllokoi procesin dhe pezulloi VKM pasi i vinin dëme. Në fakt nuk i vinte asnjë dëm pasi kjo kompani nuk është kontraktuar për këtë shërbim. Është kontraktuar për gjëra të tjera dhe paguhet për to. Gjykata e Lartë në fund të korrik rrëzoi vendim dhe i dhe të drejtë qeverisë të eci. Ajo që pyes unë pse nga shtatori qeveria nuk shtyn para procesin. Kjo pasi kompania vazhdon të shantazhojë qeverinë, unë e kam mësuar kur kam qenë zv.kryeministër dhe jam habitur që si mundet në një sipërmarrës privat të shantazhojë përmes këtyre gjyqeve dhe pastaj me kërcënime verbale ndaj nëpunësve të shtetit. Tani kjo histori duhet të marrë fund", tha Braçe

Historia e fillimit të fiskalizimit tek sektori i hidrokarbureve ka nisur në vitin 2020, kur këshilli i Ministrave me vendim Nr. 1185, datë 24.12.2020, vendosi që tri kompani do të bënin monitorimin e vëllimit të transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve. Pas kësaj VKM-je, kompania e pompave të naftës ‘Noa CONTROL’ SHPK,  paditi Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Financave për këtë vendim në Gjykatën Administrative të Apelit. Kjo padi u pranua nga Gjykata Administrative e Apelit, e cila në 2021 vendosi pezullimin e zbatimit të këtij vendimi, çka praktikisht stopoi vijimin e procesit në këtë sektor.

Ora 18:17
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Braçe: Koha kur partia njofton bazën për kandidatin ka marrë fund

Zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars në 6 bashkitë e vendit  do të shoqërohet me mbledhjet e partive për të vendosur për të emrin e kandidatit. Por për Braçen kjo mënyrë ku drejtuesit e partive mblidhen ka marrë fund dhe se emri i kandidatit duhet të vendoset nga baza nga njerëzit dhe jo më nga disa drejtues partie. Vetëm në këtë mënyrë sipas Braçes, parti mund të energjizohet dhe të tërheqë edhe më shumë vota. 

"Koha kur partia njofton bazën për kandidatin ka marrë fund, është shumë e vjetër, kjo historia që mblidhemi ne të qarkut të Fierit dhe diskutojmë, nuk bëhet më kështu, njerëzit e kanë humbur durimin, njerëzit duan të jenë pjesë dhe jo vetëm të dëgjojnë. Është shumë mirë që të pyesim përtej PS, partitë tona pa përjashtim me këtë mënyrën e njoftimit të kandidatëve për deputetë apo kryetar bashkia po çmësojnë zgjedhësit brenda partisë për të votuar. Partia enegjizohet kur pyetet dhe i merret mendim. Kur ajo që thotë i dëgjohet dhe i merret parasysh. Ne nesër kemi një mbledhje kryesie dhe do kthehem të insistoj të dëgjohet se çfarë duan ata.  Unë jam njeri që besoj te parimet, për sa kohë kemi vendosur që asnjë deputet të mos garojë, nuk mund të jem unë, por anëtarësia duhet të dëgjohet", tha Braçe në Report Tv.

Zgjedhjet do të mbahen më 6 mars në Shkodër, Lushnje, Rrogozhinë, Durrës, Dibër, Vorë, që nuk kanë aktualisht një kryetar bashkie për arsye të ndryshme.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 28/01/2022 07:30

    Dash Shehit i jap te drejte kur ka thene ,eshte krim te japesh me koncension sherbimet qe i takojne shtetit dhe e verteta se nga keto sherbime te gjitha vetem e kane vjele shtetin dhe asgje te mure si sollen.Do shembull Brace ;kontrolli teknik i automjeteve qe privati nuk beri asnje investim dhe perdirte stall derrash per kontroll me mjete koti.Po sot ? Sot qe e ka shteti zhvillohet ne ambjente qe nuk i gjen ne asnje vend modrrn ne Europe dhe ka shume permiresim ne sherbim.

    Përgjigju
  • Zamir: 27/01/2022 19:21

    Po z.Brace,kimplimente!Shume prej drejtuesve ne Vlore vendosen sipas simpatise se z.Anduel,kryetarit te PS i cili se bashku me Vilma Bellon ,Alma Bakiun dhe fatkeqsisht edhe z.Villnet Sina bejne qokat per bashkeshortet e zyrtareve te larte ne Vlore duke i bere drejtuese shkollash edhe kur niveli i tyre eshte skandaloz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri: Vendimi është i vështirë edhe për një grua të rritur! Ja si ndodh në Gjermani

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri: Vendimi është i vështirë edhe për një grua të rritur! Ja si ndodh në Gjermani