Paradoksi/ Në zyrën e punës 211 punëkërkues, biznesi në Kukës ankohet për punëtorë! Pronari i hotelit: Të rinjtë kanë ikur jashtë!

KUKËS- Mungesa e fuqisë punëtore e sidomos e të rinjve është kthyer në shqetësimin për sipërmarrësit në qytetin e Kukësit të cilët janë në kërkim të punëtorëve për fasoneri, bark-kafe e markete. Petrit Lleshi, bashkë me familjen administron një hotel në qendër të qytetit. Ai tha se nga 10 kamariere janë larguar në emigrim gjatë këtij viti.

 “Rinia nuk është e interesuar për të qëndruar këtu, vrapojnë për të ikur jashtë shtetit. Mbi 10 kameriere që kanë punuar këtu, kanë ikur në Angli e Gjermani. Shkak janë pagat e ulëta, me 50 mijë lek në muaj, nuk përballohet jetesa”, tha Lleshi.

Ndërsa, për shoqatën “Biznesi për Biznesin” emigrimi dhe mungesa e fuqisë punëtore jo vetëm në Kukës por në të gjithë vendin janë pasoja të politikave të gabuara të qeverisjes.

 “Prej kohësh ka mungesë për potencial njerëzor. Kushtet e punës dhe pagat e ulëta janë pasojë e kësaj situate”, u shpreh Sokol Kolgjini kryetar i shoqatës “Biznesi për Biznesin”.

Bizneset ankohen se nuk ka punëtorë, por për paradoks në Zyrën e Punës në Kukës aktualisht janë të regjistruar 211 punëkërkues. Drejtori i Zyrës së Punës në Kukës, Shani Kastrati tha në një bisede telefonike se “punëkërkuesit në shumë raste janë pa profesione ose gra në moshë mbi 50-vjeç”. Sipas tij nuk përputhet kërkesa me ofertat në tregun e punës”.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut