Pasi humbi edhe në Apel në SHBA, betejën e tij me gazetarin amerikan Guy Lawson, Shkëlzen Berisha ka bërë një shkrim të gjatë në rrjetin e tij social.

Gjykata e Apelit në SHBA tha se akuzat për përfshirjen e Shkëlzen Berishës në aferën e Gërdecit janë të vërteta.

Të çuditshme kanë qenë reagimet e personazheve publikë duke nisur nga ish-ambasadorë, politikanë e gazetarë, të cilët urojnë Shkëlzenin në Facebook, ndërkohë që ky ka humbur çështjen. Ndoshta të verbuar nga servilizmi ata kanë uruar për fitoren, në një kohë që gjyqi është humbur nga ana e Shkëlzen Berishës.

Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Londër shkruan: "Edhe pse keto ishin shpifje e te paverteta qe nuk i besonin as ata qe i hodhen ne treg, prapeseprape, per ata qe konsumojne cdo dite me bollek shpifjen, eshte shume mire dhe lehtesim per te gjithe qe nje vendim i tille ka dale nga nje gjykate e nderuar e tille ne vendin ku drejtesia ka kuptimin e vertete. Pergezime Zeni i dashur!"

"Rrenat e socialistëve si shpifja se Berisha ka qënë doktor i udhëheqjes së atëhershme. E mohuan vetë mjekët,e mohuan dokumentet e kohës,u bë e qartë si drita e diellit që s’ka qënë mjek në bllok e përséri haleja komuniste i bije prapë atij defi. Edhe sqarimin që bëre do e lexojnë e do vazhdojnë lehjet. Ndaj mos u merr me qente e rrugës se të harxhojnë kohën e çmuar", shkruan gazetari Agim Xhafka.

Gazetari Basir Çollaku shkruan gjithashtu: "Vonon po nuk harron e drejta.."

Ndërsa humoristi Julian Deda i ka dërguar stikerin "Je Ok".