'Paraja e pisët po vret ekonominë e shqiptarëve', Tabaku: Të rinjve u duhen 60 vite punë për të blerë një apartament

'Paraja e pisët po vret ekonominë e shqiptarëve', Tabaku: Të rinjve u duhen 60 vite punë për të blerë një apartament

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale thotë se pastrimi i parave po vret ekonominë shqiptare.

Ligjvënësja demokrate shprehet se e gjithë ekonomia po vuan nga pastrimi i parave të pista, ndërsa sipas saj kështu goditen qytetarët shqiptarë, ku një i ri e ka të pamundur që të blejë një shtëpi apo të hapë një biznes.

Tabaku vijon duke thënë se një i ri duhet të punojë mesatarisht 50 deri në 60 vjet që të arrijë të blejë një apartament në Tiranë.

“Qeveria më në fund u kujtua që pastrimi i parave dhe ekonomia e krimit po e vdes ekonominë reale. U kujtua që sot të rinjtë, bizneset, sipërmarrjet, ndërtimi por dhe e gjithë ekonomia po vuan si rezultat i pastrimit të parave. Sot një i ri shqiptar e ka të pamundur që të hapë një biznes, të blejë një shtëpi apo që të ketë një apartament sepse duhet patjetër që të konkurrojë me paranë e pisët që ka hyrë në sektorin e ndërtimit.

Një i ri duhet të punojë mesatarisht 50 deri në 60 vjet që të arrijë të blejë një apartament në Tiranë, ndërkohë që nga ana tjetër një sektor i tërë është duke u mbyllur vetëm si rezultat i zhvlerësimit të euros. Sot sektori i fasonerisë që ka 20% të eksportit të produkteve shqiptare në të gjithë botën është duke u mbyllur sepse ekonomia e krimit dhe pastrimit të parave po ndërhyn dhe aty: në ekonominë reale të bizneseve të sektorit fason.

Kjo është sfida reale që ka sot Shqipëria! Sfida sesi mundet që dikush me punë të ndershme, me investim, me para reale jo paratë e krimit, të krijojë një model sesi mundet qeveria të kalojë ngërçin ku është futur, në modelin ekonomik që nuk prodhon asgjë përveç korrupsionit dhe të fokusohet në një model që investon tek puna, dija, teknologjia. Jam e sigurt që nuk do i kemi më statistikë të rinjtë që largohen, vetëm nëse bëhet prioritet dhe krijojmë një model të ekonomisë reale dhe jo ekonominë e krimit”, u shpreh ajo.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 16/01/2024 14:34

    Tabaku ka grabitur ne bashkpunim me familjen Berisha pronat e shqiptareve.Eshte ne pritje dosja e saj per llogari dhenie qe do japi perpara drejtesis per pronat e saj private!Kjo bashkpunon ne fshehtesi me Gazmend Bardhin per te bere lemsh parlamentin.Me shekuj shqiptaret shquhen per mikpritje dhe dje ne parlament ku ishin te ftuar ambasadoret kjo fodulle tradhetare bashkpunoj qe te ndodhnin ato veprime aq te turpshme te karagjozeve te bandes se saj zullumqare qe mbeshtet!

    Përgjigju
  • Niku: 16/01/2024 13:03

    Ne turqi apo meksike keta lloj investitoresh lejohen te investojne vetem ne turizem dhe ne zona qe kane nevoje per zhvillim, dhe jo ne mes te vendit

    Përgjigju
  • Vokshi: 16/01/2024 12:35

    Pse nuk na tregon ti Tabaku sa tu desh ty Tabak per te blere shtepin se vetem me pune te paster duhen 60vjete Por ashtu si e bleve ti duhet nje dite dhe mos ns dil e na ben moral sikur te vjene keq per fukarain ju talleni me keta njerez

    Përgjigju
  • Askushi: 16/01/2024 11:21

    Jo ti mir e ke.paraja e piset po e po kurse takemi juaj i vjedh me i firme ose me presion.(mos harro vilen tende ne hamallaj)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja