'Parajsa e bardhë' PAMUKKALE, magjia e pambuktë në Turqi

'Parajsa e bardhë' PAMUKKALE, magjia e pambuktë në Turqi

Pamukkale është kompleks i burimeve të pazakonshme minerale në pishinat gëlqerore të cilat janë vendosur në jugperëndim të Turqisë në afërsi të qytetit Denizli

Fjala pamuk ka prejardhjen nga turqishtja, ndërsa kala – gjithashtu është fjalë e turqishtes, që do të thotë kështjellë.

Qumësht apo kalcium, varësisht se kujt i besoni – shkencëtarëve apo legjendës
Ekzistojnë legjenda të shumta që bëjnë fjalë për Pamukkalanë. Smernei i lashtë ka shkruar kështu: “Këtu gjendet Selena, Perëndesha e Hënës erdhi në Tokë dhe takoi bariun Endimion, djalosh me bukuri përrallore. Edimioni nga lumturia e humbi plotësisht mendjen dhe harroi të mjelë bagëtinë e tij. Dhe, natyrisht, qumështi vërshoi tërë atë rajon. Dhe, akoma është atje.

Ndërkaq, shkencëtarët e thonë një tregim të zhveshur nga çdo romantikë: uji i ngrohtë, i pasur me hidrogjen kalciumi e me karbonate, del në sipërfaqe. Ndryshimi i shtypjes, që bëhet me atë rast, pastaj ngrohtësia – si e vetë ujit ashtu edhe e diellit – shkaktojnë që nga uji me shpejtësi të lirohet dyoksidi karbonik. Mbetet i patretur karbonati i kalciumit, i cili shtresohet duke krijuar këto forma të bardha: platformat dhe stalaktitet.

Sot kjo mrekulli shtrihet në 3.000 metra në gjatësi dhe 300 në gjerësi, ndërsa në lartësi 100. Uji, thonë, shëron reumën, sëmundje të ndryshme të zemrës, lëkurës, të veshkave, problemet e traktit urinar dhe atij gjinekologjik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Laskarina Bubulina dhe arvanitasit/ Auron Tare: Nuk kanë asnjë kontribut në çështjen shqiptare! Llalla: Janë vendas në Greqi, jo ardhacakë

Laskarina Bubulina dhe arvanitasit/ Auron Tare: Nuk kanë asnjë kontribut në çështjen shqiptare! Llalla: Janë vendas në Greqi, jo ardhacakë