Një ditë pas aksidentit të ndodhur në aksin Korç-Pogradec ku humbi jetën një 55-vjeçar dhe u plagosën 4 persona të tjerë, Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip Benz, Daniel Hyka i cili dyshohet se ka bërë parakalim të gabuar në aksin Pogradec-Korcë dhe për pasojë ka përplasur mjetin tip golf ku udhëtonte familja nga Kamza.
Viktimë në këtë aksident ka mbetur 55 vjecari Agron Qamo nga Kamza, ndërsa familjarët e tij dy gra dhe një vajzë e mitur, Fiqirete Qamo 79-vjeçe, Gentjana Akballa e cila është në reanimacion dhe e mitura K.A 10-vjeç, kanë mbetur të plagosur. Po kështu i plagosur ka mbetur edhe shoferi i mjetit tjetër Daniel Hyka 32-vjeç banues në fshatin Buçimas të Pogradecit.
Makina tip Benz e përfshirë në aksident ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përmbysur. Ndërsa viktima që drejtonte mjetin tip Golf, është nxjerrë nga mjeti pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse për shkak të deformimit që kishte pësuar makina.