Ditën e sotme rrugët e Shqipërisë janë përgjakur nga aksidentet. Përgjatë kësaj të diele janë shënuar 5 aksidente ku kanë humbur jetën një vajzë e mitur në rrugën e Kombit dhe një 55-vjeçar në aksin Korçë-Pogradec. Po kështu nga këto aksidente kanë mbetur të plagosur 10 persona. 

Aksidenti që i mori jetën një 55-vjeçari ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Leshicë ku janë përplasur një makinë tip "Golf", me mjetin tip "Benz" me drejtues Daniel Hyka, i cili është nisur drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar. Viktima është shoferi i 'Golfit', Agron Qamo banues në Kamëz, i cili në momentin e aksidentit udhëtonte me familjen e tij. Familjarët e viktimës, (dy gra dhe një vajzë e mitur)  Fiqirete Qamo 79-vjeçe, Gentjana Akballa e cila është në reanimacion dhe e mitura K.A 10-vjeç, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Po kështu i plagosur ka mbetur edhe shoferi i mjetit tjetër Daniel Hyka 32-vjeç banues në fshatin Petrushe. Burime për Report Tv bëjnë me dije se njëra nga gratë e plagosura është në gjendje të rëndë ndërsa po merr trajtim mjekësor.  

Makina tip Benz e përfshirë në aksident ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përmbysur me rrota përpjetë. Ndërsa viktima që drejtonte mjetin tip Golf, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse në mënyrë që të nxirrej trupi i pajetë për shkak të deformimit të makinës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i këtij aksidenti është bërë një parakalim i gabuar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për ta zbardhur të plota shkaqet e aksidentit.

Po kështu një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin ku si pasojë janë plagosur 4 persona. Në këtë aksident pranë fshatit Pajovë janë përfshirë tre automjete, dy tip 'Benz' dhe një 'Mitsubishi'.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga të plagosurit, një grua është në gjendje më të rëndë ndërsa dëmtime kanë marrë të tre shoferët e automjeteve të përfshirë në aksident. Të plagosurit janë Xhemal Qamili 57-vjeç, dhe tre pasagjerët shtetasit Mbresa Qamili., 53 vjeçe, Sofie Koseni., 58 vjeçe dhe Bardhul  Koseni., 62 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit. Për transportimin e të plagosurve janë përdorur dy ambulanca. Shkaku i këtij aksidenti dyshohet të jetë një manovër e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident. Për këtë aksident Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit 'Mitsubishi'.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen si dhe për të mundësuar lëvizjen e rregullt të automjeteve në mënyrë që të mos krijohet trafik.


Ditën e sotme një aksident tjetër i rëndë ku humbi jetën një vajzë e mitur ndodhi në rrugën e Kombit. Babai i viktimës dyshohet se humbi kontorllin e makinës dhe më pas u përplas me një bordurë anësore gje që i shkaktoi vdekjen të miturës.

Po ashtu një aksident tjetër ka ndodhur gjate dites se sotme ne Diber ku nje kamion humbi kontrollin dhe u perplas ne nje kanal. Edhe ne Kavaje mbremjen e se dieles u shenua nje aksident i peste per diten e sotme ku u peprlasen tre automjete. 

I plagosuri ne Golem