Parakalime të gabuara e shpejtësi mbi normat, kamerat e policisë 'kapin mat' shoferët! Arrestohen 6 persona, pezullohen 105 patenta në 24 orët e fundit

Policia vijon me kontrollet në të gjitha rrugët e vendit, ku si rezultat janë arrestuar 6 shoferë, 3 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe janë pezulluar 105 patenta në 24 orët e fundit. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si "njolla të zeza", duke përdorur kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë.

Nga 105 lejet e drejtimit të pezulluara, 79 u pezulluan për shpejtësi tej normave të lejura dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Po ashtu u dhanë 1689 masa administrative për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e larguara e manovra të rrezikshme në rrugë, shkelje të semaforit, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Policia Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të automjeteve që të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskat mbrojtëse, pasi do jenë në fokusin e kontrolleve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, me të gjitha mjetet logjistike që ajo ka në dispozicion.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe ciklistet, por dhe këmbësorët duhet të tregojnë kujdes maksimal përgjatë fundjavës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi trafiku në shumë akse rrugore do jetë i ngarkuar për shkak të festës dhe të lëvizjeve nga Tirana në drejtim të zonave të tjera të vendit”, apelon Policia.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh