Parakalime të gabuara, ndëshkohen me gjoba tre shoferë në Elbasan (Video)

Tre shoferë janë gjobitur nga policia e rrugore Elbasanit me nga 10 mijë lekë të reja gjobë pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

"Policia Rrugore e Elbasanit, pas administrimit të shpejtë të indicieve për 3 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, kreu veprimet e nevojshme procedurale për identifikimin dhe ndëshkimin administrativ të këtyre automjeteve",njofton policia.

Konkretisht, është vendosur gjobë 10 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për secilin nga  3 drejtuesit e  makinave, që kryen parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në akset rrugore "Librazhd-Perrenjas", "Librazhd-Elbasan" dhe "Papër-Elbasan".

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke i garantuar ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 22/04/2024 10:04

    Policet e bukur duhet te gjobisin ato qe hecin nen limit sepse jan ato qe krijojn acarime dhe trafik,hajde çau

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera