Parakalime të rrezikshme, ‘dronët’ kapin shoferët problematikë në Elbasan (VIDEO)

Dhjetëra shoferë në qytetin e Elbasanit janë gjobitur nga policia për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë në të gjitha rrugët e qytetit dhe rrugët interurbane që lidhen me Elbasanin, janë shtuar monitorimet, duke përdorur kryesisht dron, kamera dhe aparate fotografike, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që abuzojnë, duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, që kryejnë parakalime të gabuara, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që përdorin celularin, për drejtuesit e mjeteve që nuk vendosin rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit dhe për drejtuesit e motomjeteve që nuk përdorin kaskën mbrojtëse.

-Në funksion të kontrolleve parandaluese, gjatë 1 jave, nga Policia Rrugore e Elbasanit janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 

-Janë hequr dhe sekuestruar nga Policia Rrugore e Elbasanit, 10 targa, të cilave u kishte skaduar afati apo që nuk i takonin mjeteve/motomjeteve në të cilat ishin vendosur.

-Gjithashtu, janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat: 15 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 27 për tejkalim të shpejtësisë dhe 4 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, që parashikohen me sanksion plotësues pezullimin e lejes së drejtimit.

-Janë vendosur 1507 masa administrative, me një mesatare prej 215 masa në ditë, kryesisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorim celulari, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për parakalime të gabuara, për shpejtësi mbi normën e lejuar, për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike dhe për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë