Parakalimi i gabuar dhe celulari në timon shkeljet 'e preferuara' të shoferëve shqiptarë! Nga mëngjesi deri në 19:00, 563 gjoba

TIRANË- 563 shoferë janë gjobitur për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:00. Parakalimi i gabuar duket se është "i preferuar" i shoferëve shqiptarë!

Nga 563 gjoba të vendosura në total, 237 janë për parakalim të gabuar, teksa 123 të tjera janë për përdorim të celularit në timon. Gjobave nuk u kanë shpëtuar as shoferët të huaj, të cilët janë ndëshuar në vlerën maksimale prej 30 mijë lekësh.

Ndërkohë, 4 shoferë të tjera e kanë "pësuar" keq pasi kanë përfunduar në komisariat, 2 prej të cilëve ishin pa patentë dhe 2 të gjendje në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë i policisë
Vijojnë në të gjithë vendin nga Policia Rrugore kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Gjatë gjithë ditë së sotme kanë vijuar  kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin nga 70 deri në 80 km/h, mbi normën e lejuar

Si rezultat i kontrolleve me Radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:00, janë tërhequr 38 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar. Janë vendosur 237 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 15 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë

4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;
94 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
123 për përdorim të celularit;
90 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dy drejtues mjetesh, si dhe dy të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klea: 28/08/2020 09:25

    Po pse rri pas ferres policia???

    Përgjigju
    • saas: 28/08/2020 11:53

      po *iste shefi pranej

  • Staplerfahrer: 27/08/2020 23:21

    Un jetoj jasht Kur vij ne shqipri edhe un I jap makines sikur te gjith tjeret se me e nga makinen si ne gjermani, 20 km I bon per 1 ore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente