Dibër- Parakalimi në mënyrë të gabuar me makinën e punës i ka kushtuar jo vetëm gjobën efektivit që e drejtonte në tunelin e Murrizit gjatë një parakalimi të gabuar të filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale, por edhe një hetim disiplinor për të dhe shefin e Komisariatit të Matit, i cili udhëtonte në makinë.
Policia e Dibrës njoftoi sot masat e marra për këtë rast, menjëherë pas publikimit në rrjetin social "JOQ Albania".
Nga verifikimet rezultoi se në timon ishte Inspektori A.S., ndaj të cilit kolegët e Rrugores morën masën administrative të gjobës me 40000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit.

Por jo vetëm kaq, pasi kryepolici Ilir Proda, pasi u vu në dijeni për rastin në fjalë, ka urdhëruar edhe nisjen e menjëhershme të hetimit për shkelje disiplinore nga ana e Drejtorisë së Standardeve Profesionale.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nisur nga fakti që shkelja është kryer nga punonjësi i policisë dhe me automjet të policisë, shkelje e cila ka impakt tek qytetarët dhe cenon imazhin e Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e hetimit disiplinor për drejtuesin e automjetit dhe për shefin e Komisariatit të Policisë Mat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin e konstatuar në shkelje”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Drejtoria e Standardeve Profesionale, në zbatim edhe të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, e ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtuesit të mjetit Inspektor A.S., dhe Kryekomisar E.S., me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Mat.
Ndaj tyre rëndon dyshimi për akuzën: “kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”.
A.Q/Shqiptarja.com“Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë dhe çdo paligjshmëri tjetër duke ju garantuar reagim të shpejtë e profesional”, theksohet në fund të njoftimit.
Komente


Zoti Proda! Janë gjith Shqipërinë këto dhoj banditësh me uniformë që bojnë të tilla parakalime të gabuara se jam polic dhe nuk më ndalon kush!ky maskara polic duhey të shkarkohet jo të gjobitet se dotë kishte marrë njerëz në qafë me atë parakalim, dhe më e keqja në një tunel.
PërgjigjuUn shkova ne nje qender tregtare dhe deshta me lidh bicikleten ne nje shtylle teper larg dhe doli polici tha zotni nuk lejohet me e lidh aty dhe I thashe BRAVO KSHTU FILLOHET TE BAHET SHTETI NGA KTO GJANAT E VOGLA se na Shqiptaret I injorojm kto vogelsinat!!
PërgjigjuCna hapet barkun me keto budalleqe.gjysmat e policave te korruptuar keta merren me nje parakalim
Përgjigju