Paralajmërimi i Athinës, Braçe:
Ministri grek duhet të shpjegohet

Paralajmërimi i Athinës, Braçe:<br />Ministri grek duhet të shpjegohet
Pas deklaratave paralajmëruese të ministrit të Jashtëm të Greqisë për Shqipërinë, ka reaguar deputeti i PS, Erjon Braçe duke kërkuar që Nikos Kotzias t'i kërkohen shpjegime.
 
Sipas Braçes, ministri i Jashtëm i Greqisë duhet të sqarojë qëllimin e përmendjes në funksion të supermacisë greke, të sistemeve të shumëfishta të mbrojtjes dhe sigurisë.
 
Deputeti i PS, thotë se Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të NATO-s dhe as që më interesojnë kapacitet mbrojtëse, pasi sipas tij mjafton siguria kolektive qe ofron Aleanca.
 
Diplomacia greke ka paralajmëruar Shqipërinë të tregohet më e kujdesshme lidhur me çështjen çame, pasi sipas ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, Greqia është shumë herë më e fortë se Shqipëria, duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë.
  
Statusi i Erjon Braçes
E nuk di nese i duhet kushtuar vemendje Ministrit te Jashtem te Greqise;

Une nuk di nese Qeveria e vendit tim e lexon kete minister apo jo;

Por mendoj se ketij zoterie i duhen kerkuar ca spjegime.

Madje besoj se ai duhet ti bej ca sqarime vete, pa ja kerkuar ndonje shqiptar;

meqe na eshte drejtuar ne dhe ne te jemi te qarte.

Pershembull;

Ministri i Jashtem i Greqise duhet te sqaroje qellimin e permendjes ne funksion te supermacise greke, te "Sistemeve te shumefishta te mbrojtjes dhe sigurise"!!

Per cfare te na i kete kujtuar valle?

Jo per gje por une kam shume frike nga Vangjeli ketu, edhe nga Llaqi po ketu!

Minister, je "cenuar" shume prej qendrimit te vetem njerit prej komisionereve te BE dhe duket se ke humbur fillin.
Shqiperia e Greqia jane anetare te NATO-s.

As qe me interesojne kapacitetet mbrojtese te vendit tim per ti permendur kund apo kujt,
me mjafton siguria kolektive qe ofron NATO.

Kurre, ne kete rajon, fqinje me ne apo te tjere shtete, nuk jane sulmuar prej shqiptareve. Perkundrazi, ne jemi sulmuar e copetuar madje.
 
Por NATO-n si institucion i sigurise kolektive te te gjithe anetareve te saj, ja vlen ta kujtojme kete here!
 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'