Në një kohë kur pandemia “ka rënë në qetësi” dhe raste e infektimeve dhe viktimave kanë rënë ndjeshëm, Kina po zbaton një bllokim të ashpër dhe çnjerëzor në mënyrë që të parandalojë një valë të re të COVID-19.
Ditët e fundit kanë qarkulluar disa video, ku shihet teksa policia, e veshur me uniformën anti-COVID merr me forcë qytetarë nga rruga për t’i izoluar.
Pyetja e të gjithëve është...pse Kina është në panik?!
Shumë njerëz mendojnë që ky reagim i ashpër vjen pasi kanë zbuluar një mutacion të ri të COVID-19, i cili nuk është bërë publik. Të tjerë thonë se Kina vijon të mbrohet për shkak se vaksina e tyre nuk është kaq e fuqishme.
Kina nuk ka nxjerr asnjë njoftim, siç e ka zakon, pasi ka për qëllim të ketë 0 raste infektimesh dhe viktimash. Kujtojmë që megjithëse COVID-19 ka lindur në një qytet të vogël kinez, ende nuk është zbuluar si ka ndodhur, pasi edhe vetë Kina qëndron shumë diskrete për sa i përket informacioneve.
“Videot që shihni në internet janë plotësisht të vërteta”, kështu ka deklaruar një shtetas grek, i cili prej 14 vitesh jeton në Kinë, duke folur për Protothema.
"Bllokimi në Kinë do të thotë që të mos dilet fare nga shtëpia juaj. Nëse dikush kundërshton këtë rregull ja çfarë ndodh...”, tha ai duke iu referuar videos.
Ajo që ndodh është se vjen policia dhe me forcë e dhunë të merr në izolim.
Çfarë po ndodh në Kinë dhe a po fsheh diçka?