Paralajmërimi: Fëmijët që përdorin
celularin, si të konsumojnë kokainë

Paralajmërimi: Fëmijët që përdorin<br />celularin, si të konsumojnë kokainë
Fëmijët po bien viktimë e përkushtimit ndaj teknologjisë dhe sipas studiuesve kjo shkakton në mendjen e tyre efektin që do të mund të kishte edhe kokaina.
 
Fëmijëve të cilëve u lejohet përdorimi i iPhonëve apo pajisjeve të tjera teknologjike po krijojnë një lloj varësie nga teknologjia.
 
Kjo sëmundje dixhitale në shumë raste i bën ata më pak të interesuar ndaj sportit apo leximit duke i lënë të qëndrojnë për orë të tëra gjatë natës mbi ekranin e celularit duke parashikuar kështu një zgjim të nervozuar nga mungesa e gjumit.
 
Doktor Nicholas Kardaras ka shkruar për një pacient që kishte djalin 6-vjeçar të varur pas një loje online. Fillimisht mamaja e vogëlushit kishte menduar se loja në iPod do të kishte rol edukues për të birin, por gjërat shumë shpejt u përkeqësuan.
 
6-vjeçari me kalimin e kohës apasionohej më tepër ndaj lojës duke humbur interesin për basketbollin dhe leximin.
 
Kjo nuk është një histori e izoluar. Në mbarë botën prindërit i lejojnë fëmijët të kalojnë më shumë kohë seç duhet mbi pajisje teknologjike, pa marrë parasysh efektet negative të këtij veprimi. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv