Paralajmërimi i ekspertëve: Teknologjia po i bën fëmijët analfabetë dhe të paaftë për të shprehur mendimet

Përdorimi gjithnjë e më tepër i teknologjisë po shkakton tek brezat e rinj problem në shprehjen e ndjenjave dhe mendimeve të tyre. Është ky paralajmërimi që vjen nga ekspertja e komunikimit Voltiza Prendi, e cila e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV shpjegoi se si fëmijët sot në Shqipëri kanë një pasivitet në mënyrën e të shprehurit dhe të socializimit me bashkëmoshatarët e tyre.

Pjesa e komunikimit është shumë e vështirë . Mund të themi që është analfabetizëm funksional. Brezat sa vijnë e kanë probleme në artikulimin e mendimit të ndjenjave e të perceptimit për shkak të teknologjisë. Ka një pasivitet të të shprehurit nga ana e tyre, të socializimit me të tjerët. jemi në globalizëm , dhe ka marrë një vrull zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, por të komunikimit virtual, jo ai i drejtpërdrejtë, njerëzor

Voltiza Prendi, eksperte komunikimi

Prendi ishte e ftuar sot në “Rreze Dielli” për të diskutuar mbi mënyrat më të shëndetshme të kalimit të kohës së lirë në periudhën e verës kur përfundimi I shkollës sjell për prindërit një sfidë të vërtetë sa I përket angazhimit të fëmijëve në aktivitete sa argëtuese e shplodhëse, aq edhe edukuese për vogëlushët. Ekspertja e komunikimit theksoi se tashmë që fëmijët nuk kanë më angazhimin e përditshëm të shkollës, duket të jenë edhe më të fokusuar tek teknologjia.

I shohim fëmijët që gjatë stinës së verës, duke qenë se tashmë nuk kanë më ato detyrat e shkollës , janë të fokusuar te pjesa e teknologjisë për të kaluar dhe për të shtyrë kohën e tyre. Kjo gjë krijon karakterin introvert të tyre dhe jo atë ekstrovert të personalitetit. Pra mbyllen në vetvete dhe janë të paaftë për të shprhur mendimet dhe ndjenjat

Voltiza Prendi, eksperte e komunikimit

 

I të njëjtit mendim ishte dhe Marjan Geci, animator i cili punon ccdo ditë me fëmijët dhe shqetësimi i tij më i madh ishte pikërisht fëmijë që vijnë në kampin veror me smartphonë. Sipas tij, vendimi i prindërve për tu dhënë telefonë celularë të teknologjisë së fundit,  ka bërë që fëmijët të humbin gjithnjë e më shumë interesin për diskutimet apo lojërat në grup.

 Duke qenë se jam përditë me fëmijët dhe jam në kontakt, e shoh që fëmijët nuk e përdorin teknologjinë për të marrë informacion. E përdorin për të luajtur, për të hapur rrjetet sociale Snapchat, Facebook, Instagram. Nuk shoh asnjë që ta përdorë teknologjinë për anën pozitive. Duke qenë se e përdorin teknologjinë kaq shumë, shoh që ka shumë më pak interes nga klasat e 8-ta se nga ato të 9-ta dhe shumë më pak interes nga klasat e 7-ta se nga ato të 8-ta, pra me çdo brez që vjen, sa më i vogël, aq më pak interes ka për të luajtur lojrat me mjetet rrethanore që ne kemi. Interesi te fëmijët për të bërë këto lojra, për të bërë formim me anë temave sociale si familja, miqësia, është shumë i pakët. Çdo brez që vjen është shumë i lidhur me teknologjinë. 5 fëmijë të grupit ku unë punoj kanë telefona Iphone X. Kjo na pengon në përditshëmri , sepse humbasin vëmendjen në aktivitetet që kryejmë ne dhe fiksohen tek teknologjia. E kanë më të rëndësishme të bëjnë fotografi me Snapchat se sa të dëgjojnë çfarë do të thotë familje, qeliza bazë.

Marjan Geci, animator

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka