Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa

Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa

Trupat e KFOR në veri të Kosovës

Në raportin e saj vjetor, Asambleja parlamentare e NATO-s, paralajmëroi për rreziqe të mëdha në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, nëse nuk ka angazhim të shtuar të BE dhe NATO.

Ajo i cilëson incidentet në veri si thirrje zgjimi për komunitetin ndërkombëtar, dhe kërkon që urgjentisht të dërgohen trupa shtesë në Kosovë. Autori i këtij dokumenti, Lord Mark Lancaster nga Britania e Madhe, thekson se  "Prania e forcave të NATO-s në Kosovë mund te fuqizohet duke marrë parasysh zhvillimet në terren dhe në rajon

”Vëmendja e aleatëve për 'Kosovën', konkretisht shtimi i trupave atje, duhet të jenë prioritet kyç…Përveçse shërben për parandalimin e dhunës, kjo do të ndihmonte edhe në ndërtimin e besimit me të gjitha komunitetet në Kosovës..”, thuhet në raport.

Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes “Kosovës” dhe Serbisë përmendet si çështja më sfiduese për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj NATO-s dhe BE i kërkohet të ushtrojnë presion mbi “Kosovën” dhe Serbinë për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës