Paralajmërimi i Ramës për rritje të çmimit të energjisë, Basha mbledh deputetët: Nxisni dhe organizoni të gjitha format e rezistencës

Pas paralajmërimit të kryeministri Edi Rama një ditë më parë, se mund të ketë rritje të çmimit të energjisë, pas krizës energjetike, ka ardhur lëvizja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, bëjnë me dije se Basha u tha se e rëndësishme është kontakti direkt me qytetarët për të nxitur, inkurajuar dhe organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të Edi Ramës, për boshatisjen e xhepave të qytetarëve.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, deputetja e qarkut të Dibrës, Dhurata Çupi ka pyetur Bashën se çfarë qëndrimi do të mbajë në lidhje me protestën e thirrur të mërkurën nga shoqëria civile, kundër rritjes së çmimeve, ai ka deklaruar se do ta mbështesë.

Dhurata Çupi: Dua të di qëndrimin tonë me thirrjen e protestës së ditës së mërkurë, kundër rritjes së çmimeve. Jam deputetja e Qarkut më të varfër dhe më takon ta ngre si çështje.

'Ne do të mbështesim, organizojmë dhe inkurajojmë çdo formë reagimi.'- ësjhtë përgjigjur Basha.

Nga selia blu, në përfundim të mbledhjes kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se rritja e çmimit të energjisë dhe e karburanteve rëndon më së shumti mbi qytetarët shqiptar. Basha tha se kriza ka ardhur nga keqmenaxhimi dhe nga korrupsioni i sektorit të energjisë dhe karburanteve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:15
Rritja e çmimit të energjisë, Salianji: Plani me 7 pika, zgjidhja e duhur që qytetarët të përballojnë jetesën! Protesta? S'përjashtojmë asgjë! Nuk mohon përplasjet me Spahon

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, nga Korça tha se plani me 7 pika i paraqitur nga PD, është zgjidhja e duhur që qytetarët të mund të përballojnë jetesën, pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi rritje të çmimit të energjisë elektrike.

"Energjia elektrike edhe sot e kësaj dite është pothuajse e papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve shumë qytetarë siç kemi treguar familjet e tyre janë pa energji ju është prerë për shkak të mospagimit të faturave pavarësisht se kanë vetëm dy llamba dhe asnjë pajisje tjetër ndërkohë që qeveria edhe në program ka premtuar që do të ulte çmimin energjisë. Gjithçka po shkon për keq për qytetarët por për qeverinë po i shkojnë gjërat për dreq dhe ne do të bëjmë gjithçka për të qenë pranë tyre në çdo formë rezistence. Plani prej 7 pikash që ka përgatitur partia demokratike dhe kryetari i saj ne mendojmë që është zgjidhja e duhur për të bërë të mundur të paktën përballimin e jetesës në kushte minimale dhe të mbijetesës në fakt të shumicës së qytetarëve shqiptarë", tha Salianji.

Nga Korça, Salianji u shpreh se PD do të ndërmarrë çdo lloj forme reagimi, duke mos përjashtuar as protestat.

"Ne nuk përjashtojmë asnjë gjë, do të nxisim çdo formë reagimi dhe do të kemi çfarëdo lloj rezistence bashkë me qytetarët që të mos preket kafshata e përditshme edhe vaktet të cilat edhe sot siç besoj e keni parë shumica e familjeve nuk arrijnë t’i plotësojnë", u shpreh ai.

Në lidhje me publikimin e lajmeve për një përplasje me deputetin Edmond Spaho, Salianji nuk e mohoi, por u shmang duke thënë se në këto momente, fokusi duhet të jetë te qytetarët.

"Gjithçka ka të bëjë me çdo interes apo marrëdhënie me njëri tjetrin pa diskutim që në këto momente s'është në interesin e publikut. Ata që s kanë para për të paguar faturat apo për të siguruar vaktet e fëmijëve nuk kanë këtë në fokus", u shpreh ai.

Ora 15:02
Basha: Çmimi i energjisë dhe karburanteve rëndon më së shumti mbi qytetarët! Kriza vjen nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni

Nga selia blu, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se rritja e çmimit të energjisë dhe e karburanteve rëndon më së shumti mbi qytetarët shqiptar. Basha tha se çmimi i energjisë dhe karburanteve u rrit duke u bërë një nga më të shtrenjtit në Europë. Kreu i PD-së tha se kjo gropë është krijuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

‘Çështja e çmimeve dominoi mbledhjen dhe paralajmërimi pë rritjen e energjisë. Çmimi i energjisë dhe çmimi karburanteve rëndon më së shumti qytetarët dhe bizneset. Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë ku në fakt e rriti dhe për familjarët dhe për bizneset. Çmimi i energjisë u rrit, i karburanteve u rrit, duke e bërë një nga më të shtrenjtit në Europë. Këto janë fakte që i di gjithkush. Paratë që duhet të çonte për uljen e çmimit të energjisë, i ka marrë dhe ka fuqizuar një grusht oligarkësh. Ne do bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqësi të re. Kjo është një gropë e krijuar nga korrupsioni dhe nga keqmenaxhimi.’- tha Basha.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini