Paralajmërimi i Zaev: BE rrezikon të humbasë ndikimin në Ballkan

Paralajmërimi i Zaev: BE rrezikon të humbasë ndikimin në Ballkan

Kryeministri i Maqedonise së Veriut Zoran Zaev, në intervistën për portalin e Brukselit, Politiko, ka theksuar se mossuksesi i BE-së, për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, do të ndikojë jo vetëm për këto dy vende, por edhe për rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën. Sipas Kryeministrit Zaev, kjo do të ndikojë në rritjen e hapësirës për forca tjera në rajon, duke përmendur Rusinë dhe Kinën.

Përkundër të gjitha mossukseseve, Kryeministri Zaev, ka potencuar se është optimist se BE-ja mund t’i kthejë terrenet e humbura, nëse së shpejti i fillon negociatat e anëtarësimit.

“Zhgënjimi që është paraqitur në 5-6 muajt e fundit mund të kthehet me një mesazh të fuqishëm për zgjerimin me vendet që e meritojnë, kurse RMV-ja dhe Shqipëria me të vërtetë meritojnë ta bëjnë hapin e ardhshëm”, ka deklaruar Kryeministri Zaev në intervistën për portalin e Brukselit, Politico.

Zaevi në intervistën për Politico shpreson se qeveritë më të fuqishme perëndimore, duke llogaritur këtu edhe administratën e Presidentit amerikan, Joe Biden, do të ndihmojnë në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Nëse nuk ka progres, paralajmëroi Zaevi, procesi i zgjerimit do të jetë i ngrirë së paku një vit e gjysmë, siç u shpreh, për shkak të zgjedhjeve në Bullgari por edhe në Gjermani e Francë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën