Paralajmërimi i zyrtares së lartë amerikane: Rusia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e 2020 për të ndihmuar Trump

Paralajmërimi i zyrtares së lartë amerikane: Rusia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e 2020 për të ndihmuar Trump

Zyrtarja e lartë i zgjedhjeve të komunitetit të inteligjencës informoi ligjvënësit javën e kaluar duke i paralajmëruar ata se komuniteti i inteligjencës beson se Rusia tashmë po ndërmerr hapa për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020 me ndihmën e fitores së presidentit Donald Trump, raporton CNN.

Në përshkrimin e bërë gjatë fjalës së saj në konferencë “për hakimin, armëve e mediave sociale dhe sulmeve në infrastrukturën zgjedhore”, zyrtarja e komunitetit të inteligjencës Shelby Pierson po përpiqej të jepte një panoramë më të gjerë të përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhje.

Ndihma dhënë nga Rusia ndaj Trump ka krijuar një pikëpyetjë të madhe mbi integritetin e procesit zgjedhor.

Trump u irritua gjatë një takimi me Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare në largim, Joseph Maguire, javën e kaluar kur informacioni në lidhje me përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhje u bën pjesë e konferencës.

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 - për të cilën komuniteti i inteligjencës amerikane beson se kishte për qëllim forcimin e kandidaturës së Trump dhe dëmtimin e kundërshtares së tij, Hillary Clinton - çoi në hetimin e këshilltarit special Robert Mueller. Një ndërhyrje e mundëshme në vitin 2020 do të mund të testojë më tej mbrojtjet e SHBA kundër ndërhyrjeve të huaja, të cilat Trump e ka kritikuar në mënyrë të përsëritur, pasi hedh poshtë çdo sugjerim që ndikimi i Kremlinit luajti një rol në zgjedhjet e tij.

Një zyrtar i sigurimit kombëtar në administratën Trump ka thënë për CNN se, Pierson mund të ketë keqinterpretuar inteligjencën se Rusia ka zhvilluar një preferencë për Trump.

"Një interpretim më i arsyeshëm i inteligjencës nuk do të thotë se ata kanë preference (nuk i bënë të njëanshëm), është një hap më pak se kaq. Tregon se ata e kuptojnë se Presidenti dikush me të cilin mund të punojnë, ai është një bërës marrëveshjesh. Por jo se ata e preferojnë atë në krahasim me (Bërnin ) Sandersin, (Pete) Buttigieg ose ndonjë tjetër. Kështu që mund të jetë keqinterpretuar nga Shelby ", tha zyrtari.

Raportimi ishte faktor në ndryshimin e DNI

Informacionet e dhëna në konferencën e klasifikuar të Pierson për ligjvënësit mbi Rusinë nuk u pritën mirë nga Trump apo republikanët e Dhomës që ishin të pranishëm. Kur Trump mësoi këto detaje, ai dukej më i irrituar që Kryetari i Inteligjencës së Dhomës Adam Schiff, një demokrat që ka qenë një kritik i shquar, u përfshi në raport.

“Trump besonte se Schiff në veçanti do të përdorte këto informacione për ta vënë në pozita dhe ‘hedhur në erë’ atë gjatë muajve në vazhdim gjatë kandidimit të tij për rizgjedhje”, ka theksuar një burim për CNN, “dhe se Trump fajësoi Maguire për informacionin që kishte mbërritur tek Schiff”.

Schiff, një demokrat nga Kalifornia, përmes një Tëitteri këtë të enjte tha se nëse Trump po ndërhyn në raportet e inteligjencës në Kongres në lidhje me kërcënimet e ndërhyrjes së huaj, "ai përsëri po rrezikon përpjekjet tona për të ndaluar ndërhyrjet e huaja. Saktësisht siç paralajmëruam se ai do të bënte."

Zyrtarja e sigurisë kombëtare, Shelby Pierson, po ashtu tha se Trump ishte i mërzitur që dëgjoi në lidhje me raportin përfundimtar të inteligjencës nga një anëtar i Kongresit sesa nga komuniteti i inteligjencës.

Një ish zyrtar i lartë i inteligjencës hodhi poshtë idenë se Pierson do të tregonte trajtim preferencial për Schiff dhe demokratët në konferencën e saj për sigurinë e zgjedhjeve, për të thënë se që përgjigja e Trump tregon se ai dhe komuniteti i inteligjencës "nuk janë ende në gjendje të komunikojnë në lidhje me këtë temë".

"Ajo çka bashkësia e inteligjencës e sheh si raportimin e së vërtetës - deklarim i thjeshtë i fakteve në prova pa gjykim - Presidenti e sheh si minim të legjitimitetit të tij," ka thënë ish zyrtari.

Trump njoftoi të mërkurën emërimin e Richard Grenell, një besnik të vendosur dhe ambasador aktual amerikan në Gjermani, si DNI pavarësisht se ai nuk kishte përvojë në inteligjencë. Sipas raportimeve, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e panë Grenellin si një zgjidhje të mirë për ushtrimin e detyrës së DNI-së pasi koha po mbaronte për Maguire në atë pozicion dhe për shkak të pakënaqësisë së Trump me Maguire për informimin e inteligjencës. Shërbimi i Grenell po konsiderohej për pozicione të tjera në Shtëpinë e Bardhë, por iu dha ky pozicion ndërsa gjendeshin në një situatë të ngutshme.

Mbrëmjen e së enjtes, një zyrtar i inteligjencës konfirmoi se zyrtari i rangut të dytë në DNI, Andreë Hallman, gjithashtu po largohet nga posti i tij i aktual, raporton më tej CNN.

James Clapper, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare nën Presidencën e Barack Obama, tha se është "mjaft e parashikueshme" që Rusia do të përpiqet të ndërhyjë përsëri në zgjedhje.

"Kjo nuk është një surprizë e madhe, por ilustron sfidën e jashtëzakonshme që ka komuniteti i inteligjencës ndërsa po grumbullojnë fakte që Presidenti ynë nuk dëshiron t'i dëgjojë, duke goditur dhënësin e këtij mesazhi përmes largimit nga posti të Joe Maguire", tha Clapper.

Shkarkime të përsëritura pas kërcënimit rus

Trump në mënyrë të përsëritur përmes deklaratave të tij ka minimizuar përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA, duke hedhur poshtë gjetjet nga agjencitë e inteligjencës amerikane. Më e rëndësishmja, Presidenti anonte më tepër nga garancitë që kishte dhënë Rusia sesa vlerësimin e komunitetit të tij të inteligjencës për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, kur u takua me Presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki, Finlandë, në korrik 2018.

"Kam besim të madh tek njerëzit e mi të inteligjencës, por do t'ju tregoj se Presidenti Putin ishte jashtëzakonisht i fortë dhe i fuqishëm në mohimin e tij sot", u tha Trump gazetarëve ndërsa ai qëndronte përkrah liderit rus, ndërsa më vonë pretendoi se kishte gabuar.

Që atëherë, zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë vazhduar të paralajmërojnë vazhdimisht në lidhje me përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, duke vërejtur kërcënime për të dyja, zgjedhjet e përgjithshme të 2018 dhe garën presidenciale të vitit 2020. Muajin e kaluar, drejtori i FBI-së, Christopher Ëray, i tha Komitetit të Gjyqësorit të Senatit se: “Rusia po vazhdonte të "merrej me ndikim të huaj keqdashës" në internet me qëllim të krijimit të përçarjes dhe mosmarrëveshjeve, dhe të gjenerojë polemikë e mosbesim në institucionet tona demokratike në zgjedhjet tona të procesit."

Në atë kohë, Ëray tha që ai nuk mund të përgjigjej publikisht në një pyetje nëse Rusët synonin të ndihmonin ose dëmtonin fushatat e veçanta politike.

Vetë Pierson është shprehur hapur për çështjen e ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet e vitit 2020 pasi zyrtarët e lartë kanë kërkuar të rrisin vetëdijen për natyrën e kërcënimit që kapi të pa përgatitur pjesën më të madhe të publikut amerikan në 2016-ën.

"Rusët, për shembull, tashmë janë duke u përfshirë në operacione të ndikimit referuar kandidatëve që do të shkojnë drejtë Presidencialeve të 2020. Por ne nuk kemi prova në këtë kohë që kundërshtarët tanë po shikojnë drejtpërdrejt në ndërhyrje në numërimin e votave ose votat e gjata", tha ajo.

Në ditën e zëvendësimit të tij, Maguire lëshoi një paralajmërim të ngjashëm për Rusinë dhe aktorët e tjerë të huaj, sikurse zyrtarë të tjerë të sigurimit të zgjedhjeve si Ëray dhe Prokurorin e Përgjithshëm Ëilliam Barr.

"Shtetet kanë bërë përparim domethënës që nga viti 2016, por për sa kohë që kërcënimi mbetet, ka punë për të bërë. Ne duhet ende të identifikojmë ndonjë aktivitet të krijuar për të parandaluar votimin ose ndryshimin e votave. Po ashtu, ne mbetemi vigjilent për çdo veprimtari të keqe nga kriminelët në internet dhe nga aktorë të huaj si Rusia, Kina dhe Irani ”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë