Një libër i ri, i pa publikuar ende, me titullin "Paralajmërimi" që ka për autorë një shkrimtar anonim, por që me shumë gjasa është një zyrtar të lartë në administratën Trump, portretizon profilin publik të presidentit Trump, që kur ai mori detyrën gati tre vjet më parë.
Sipas një kopje të librit të marrë nga gazeta 'The Washington Post', Presidenti Trump është mizor, i paaftë dhe i rrezikshëm.
Autori i librit shkruan se Trump "pengohet, ngatërrohet, irritohet lehtë dhe ka probleme në sintetizimin e informacionit, jo herë pas here, por rregullisht,".
Presidenti është krahasuar me një "12 vjeçar në një kullë të kontrollit të trafikut ajror duke shtypur butonat pa dallim", ndërsa avionët përpiqen të shmangin një përplasje.
Shkrimtari anonim flet edhe për ato që përshkruhen si komentet seksiste të Trumpit për gratë, duke komentuar veshjen dhe peshën e tyre.
Sipas autorit, në një takim, presidenti Trump dyshohet të ketë përqeshur me një theks hispanik për t'u ankuar për imigrantet që vinin nga Meksika, duke i quajtur ato të padobishme dhe duke thënë se nëse do të vinin me burra, burrat mund të përdoren për të mbledhur misër.
Trump është përshkruar gjithashtu si i paaftë për të udhëhequr vendin në një moment krize, duke thënë se ai nuk dëgjon informacionet e inteligjencës dhe të sigurisë kombëtare dhe cilësohet si një njeri që komplimentohet me lehtësi.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham e cilësoi librin si "një trillim" dhe "farsë", duke e quajtur shkrimtarin një "frikacak" që dëshiron të mbetet anonim.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
12.2%
-
Jo
80.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 770
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Donald Trump mbyll 'Zërin e Amerikës', Elez Biberaj: Dëm i madh në imazhin e SHBA-së që asnjë kundërshtar s'mund ta arrijë! Ndërpriten fondet dhe për REL
15 Mars, 19:15
-
Lista e zezë e Trump, synon masa të rrepta udhëtimi për qytetarët e 41 vendeve
15 Mars, 17:10
-
Pas prokurorëve dhe gjyqtarëve, Trump sulmon edhe shtypin: Kanë raportuar në mënyrë totalisht të paligjshme mbi çështjet e mia gjyqësore
15 Mars, 16:28
-
Trump i kërkoi Putinit që t’u kursejë jetën, Zelensky sqaron gjendjen e trupave ukrainase në rajonin rus Kursk: Nuk ka rrethim të ushtarëve tanë
15 Mars, 12:39
-
Habit djali i Donald Trump: Bill Clinton bombardoi Serbinë për të hequr vëmendjen nga tradhtia ndaj së shoqes
15 Mars, 10:45
-
Trump urdhëron shpërbërjen e 7 agjencive federale, përfshirë atë që mbikëqyr Zërin e Amerikës! Ndërpriten kontratat me Associated Press, Reuters dhe Agence France-Presse
15 Mars, 10:04
-
Kurthi i Carit dhe alarmi i shërbimeve sekrete amerikane
15 Mars, 09:44
-
Trump: Bisedime frytdhënëse me Putinin, lufta mund të marrë fund
14 Mars, 17:31
-
Kina sot ndërton më shumë anije se sa Shtetet e Bashkuara
14 Mars, 16:39
-
Tesla paralajmëron rreziqet nga tarifat ndëshkuese në tregjet ndërkombëtare, masat e Trump mund të godasin eksportuesit amerikanë
14 Mars, 15:25
-
Putin dhe Trump bisedë telefonike për armëpushimin: Ka një shans që luftës t'i vijë fundi
14 Mars, 14:47
-
Trump nuk heq dorë nga plani për Gazën, SHBA dhe Izraeli me ‘sytë’ nga Afrika për të zhvendosur palestinezët
14 Mars, 12:05