Të paktën 80 persona kanë humbur jetën pasi një nëndetëse amerikane goditi dhe fundosi një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, pranë brigjeve të Sri Lanka.
Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm i Sri Lankës, Vijitha Herath, për televizionin vendas.
Anija iraniane Iris Dana, e cila u fundos gjatë sulmit, po kthehej në Iran nga një port në Indinë lindore, tha zyrtari nga Colombo.
Më herët ishte raportuar se pas incidentit rezultonin të zhdukur të paktën 140 persona.
Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, në një konferencë për shtyp konfirmoi se ishte një nëndetëse amerikane ajo që fundosi anijen luftarake iraniane.
Lajmi kryesor:
Lufta në Lindjen e Mesme/ Turqia: Raketa e Teheranit u shkatërrua nga NATO pranë hapësirës sonë, por nuk ishim ne objektivi! Shtyhet funerali i Khameneit! Sulme dhe drejt Kuvajtit








