Në ditët në vijim në Kosovë mund të ketë rritja të rasteve të reja me COVID-19, ka qënë ky paralajmërimi i institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë. Institucionet bëjnë thirrje të vazhdohet me respektimin rigoroz të masave kufizues. Gjatë mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se gjendja e pandemisë është nën kontroll dhe se "nuk ka tendenca për alarm". Ministri theksoi se gjatë kësaj jave “ka shenja iniciale të rritjes së rasteve”.
Zemaj tha se, sipas projeksioneve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), numri i të sëmurëve do të variojë prej 312 deri në 321 raste - mesatarja 317 raste në 100 banorë - që, sipas tij, do të paraqiste rritje prej 6.9 për qind, kurse numri i vdekjeve, shtoi Zemaj, prej 4 deri në 5 vdekje brenda ditës, me mesatare 4 raste të vdekjes - me ulje prej 19.2%. Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit dhe se pritet që kontingjenti i parë i vaksinave që do të arrijë në Kosovë, të jetë prej prodhuesve AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit. Kosova pritet të marrë në total 100,800 doza të vaksinës përmes programit COVAX, që ka për synim shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit në vendet në zhvillim. Kosova është e fundit në rajon, sa i përket nisjes së vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19, pasi fushata të tilla tashmë kanë nisur në Shqipëri, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.3%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor 2024, 20:10
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor 2024, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor 2024, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor 2024, 16:11
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor 2024, 11:40
-
'Problemet me Kosovën' mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin
4 Dhjetor 2024, 16:16