Paralajmëron Berisha: Të gatshëm të ‘derdhemi’ shesheve! Rama, injorant që rreh gjoksin se s’ka master

Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministri Edi Rama, duke u shprehur se është një fatkeqësi kombëtare dhe se ka konceptin e etërve të tij për arsimin.

“Në mënyrë të padiskutueshme ne hapim një garë të paparë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj. Suksesi i kësaj gare është sukses për PD dhe demokracinë në Shqipëri. Ftoj ju kryetarët e grupeve , anëtarët e grupeve të punës të bëjnë promovimin tek anëtarësia jonë, tek simpatizantët por edhe tek qytetarët  të këtij procesi. Do të thoja një hap i rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë në vend. Sot jemi në situatë kritike, e cila kërkon një angazhim të fuqishëm në procesin  e primare dhe një përpjekje po kaq të fuqishme për t’ju përgjigjur thirrjeve të qindra mijërave të revoltuarave të qytetarëve për organizimin e protestave. Unë kuptoj të gjithë ata qytetarët që nuk kanë mirëpritur shtyrjen e protestave. E shohin protestën si një domosdoshmëri ndaj  një qeverie që nuk njeh ligj, normë e standard. Një qeveri që me veprimet e saj vjedh qytetarët shqiptarë, shkelmon mbi të drejtat e tyre dhe de facto shkelmon mbi interesin kombëtar të shqiptarëve. Nuk mund të vazhdohet më tutje. Një njeri që mashtron në çdo gjë, kërcënon me arrogancë çdo kërkesë të drejtë. Një injorant që mburret se nuk ka master e dektoratë. ndërpreu për 8 vite doktorata në universitetet e vendit, duke harruar se është komponent jetik. Kalon nga takimi në takim dhe rreh gjoksin duke thënë se nuk ka as master e as doktoratë. Por nuk ke sepse nuk ke mend, dhe tani gjithë këtë duf ua nxjerr pedagogëve. Çfarë është ky, çfarë produkti është ky. Edhe thotë le të rrinë ata me 5-6, nuk e lëvizin mesataren. O do të lëvizësh mesataren ose do të ikësh. U thotë të rinjve nuk e ul mesataren. Nuk mund të konceptohet të kalojë njeriu deri këtu. Ka konceptin e etërve të tij që ishin për arsimin selektiv”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha paralajmëron protesta: Do 'derdhemi' shesheve! Me Tiranën në krye, do fillojmë lëvizjen shpëtimtare për Shqipërinë, s'do ju zhgënjejmë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania