Paralajmëron Blinken: Rusia në prag të pushtimit Ukrainës! Biden është i gatshëm të takohet me Putin

Paralajmëron Blinken: Rusia në prag të pushtimit Ukrainës! Biden është i gatshëm të takohet me Putin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi se nga zhvillimet aktuale duket se Rusia është “në prag” të pushtimit të Ukrainës. Sipas tij zgjatja e stërvitjeve ushtarake Rusi-Bjellorusi shton shqetësimet në këtë drejtim, ndërsa theksoi se presidenti amerikan, Joe Biden, është i gatshëm deri në minutën e fundit të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, “në çdo kohë dhe në çdo format”.

Pas një paralajmërimi që Biden bëri dy ditë më parë se Putini kishte vendosur tashmë ta pushtonte Ukrainën, Blinken tha se Uashingtoni do të bëjë gjithçka që mundet për të penguar Putinin dhe për ta bindur atë që ta ndryshojë vendimin e tij.

Blinken tha për CNN se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë përgatitur një paketë sanksionesh ndaj Rusisë, nëse Moska vendos që ta pushojë Ukrainën. Më herët kryeministri britank Bopris Johnson tha se  sanksionet ndaj rusisë do të jenë të ashpra, ndërsa nënvizoi se Kremlini po përgatitr luftën më të madhe në Europqë nga 1945.

Zyrtarët perëndimorë kanë deklaruar se 150,000 trupa ruse janë grumbulluar në kufirin e Ukrainës, ndërsa 30,000 në Bjellorusi dhe mijëra të tjera në rajonet lindore të Ukrainës që kontrollohen nga separatistët që mbështeten nga Moska.

Bjellorusia, njoftoi se stërvitjet e përbashkëta me Rusinë do zgjasin, për shkak “të rritjes së aktivitetit ushtarak afër kufijve të jashtëm” të Rusisë dhe Bjellorusisë dhe për shkak të rritjes së tensioneve në lindje të Ukrainës.

Në një bisede telefonike Putin i tha homologut francez  Emanuel Macron  se trupat ruse do të largohen nga bjellorusia. Putin fajësoi për pëshkallëzim të tensioneve në donbas forzat ushtarake ukrainase. Franca bëri të ditur se dy liderët ranë dakord që të punojnë për armëpushim në Ukrainën Lindore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)