Paralajmëron gjenerali izraelit: Muajt e ardhshëm mund të nisim luftën me Libanin, të kthejmë komunitetet tona në veri

Paralajmëron gjenerali izraelit: Muajt e ardhshëm mund të nisim luftën me Libanin, të kthejmë komunitetet tona në veri

1705522685_herzlhalevi.PNG

“Shanset për luftë në veri janë më të larta se kurrë.” Ky është paralajmërimi i Shefit të Shtabit të Izraelit, gjeneral Herzl Halevi , në lidhje me një konflikt të mundshëm me Libanin. Në një takim me ushtarët në Izraelin verior, gjatë një stërvitje që simulon një ofensivë në Liban, Halevi tha se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po rrisin gatishmërinë për një konfrontim në Liban.

“Ne kemi nxjerrë shumë mësime nga luftimet në Gaza, shumë prej të cilave janë shumë të dukshme për luftimet në Liban, dhe ka disa gjëra që duhet të rregullohen. Ne duam të arrijmë një qëllim shumë të qartë në Liban, të kthejmë të gjitha komunitetet në veri”, shtoi ai, duke iu referuar rreth 80,000 izraelitëve të zhvendosur nga sulmet e përditshme nga grupi terrorist Hezbollah.

Ai tha se mundësia që lufta me Libanin të nisë në muajt e ardhshëm është më e lartë se kurrë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm me raketa iraniane në Pakistan, dy fëmijë të vrarë! Iraku denoncon Iranin në OKB! Biden do të rivendosë Houthis në listën e organizatave terroriste


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën