
‘Nëse Rusia kërcënohet, ajo do të përgjigjet me mjete që kundërshtarët e saj ende nuk i kanë." Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin në një fjalim para parlamentarëve në Shën Petersburg. Udhëheqësi rus foli për "kërcënime gjeopolitike" dhe shtoi: "Ata duhet të dinë se do të ketë një përgjigje dhe do të jetë e shpejtë. Ne kemi mjete që askush nuk i ka dhe do t'i përdorim nëse është e nevojshme. Dua që të gjithë ta dinë". tha Putin në parlajmërimin e tij.
Lajmi kryesor:
Putin: Nëse Perëndimi ndërhyn në Ukrainë përgjigjemi menjëherë, kemi armë që s'i ka askush! Kievi: Moska po përdor bomba me fosofor në Avdiivka! Guterres nesër takon Zelenskyn











