Putin: Nëse Perëndimi ndërhyn në Ukrainë përgjigjemi menjëherë, kemi armë që s'i ka askush! Kievi: Moska po përdor bomba me fosofor në Avdiivka! Guterres nesër takon Zelenskyn

Putin ka kërcënuar çdo vend të botës se nëse ndërhyjnë në Ukrainë, Rusia do të përgjigjet menjëherë. Putin mbajti një fjalim para parlamentarëve në Shën Petersburg ku tha se nëse Rusia kërcënohet do të përdorin armë që nuk i ka askush. Putin theksoi sërish se Rusia do t’i arrijë të gjitha qëllimet e saj në Ukrainë, ndërsa shtoi se vendet Perëndimore nuk ia kanë arritur qëllimit për të dëmtuar ekonominë ruse.

“Ne kemi mjete që askush nuk i ka dhe do t'i përdorim nëse është e nevojshme. Dua që të gjithë ta dinë", tha Vladimir Putin.

Nga ana tjetër, Kievi akuzon Moskën se po përdor bomba me fosofor në Avdiivka. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres pas vizitës një ditë më parë në Rusi, mbërriti sot në Kiev. Guterres do të zhvillojë nesër një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europain, Ursula von der Leyen, ku i tha se paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë duhet të përfshijë edhe embargon e naftës ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëroi ndërprerjen e furnizimit me gaz edhe për vende të tjera, ndërsa sot ia ndërpreu Polonisë dhe Bullgarisë pasi nuk pranuan të paguajnë gazin në rubla (monedha ruse) . Pavarësisht kësaj, kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thënë se nuk do ta paguajnë gazin në rubla dhe u bëri thirrje partnerëve të tij të bëjnë të njëjtën gjë.

Ndërprerjen e furizizimit me gaz, Von der Leyen e quajti një provokim tjetër  nga Kremlini dhe akuzoi Moskën për përdorimin e gazit për të shantazhuar bllokun. Presidentja e Komisionit Europian tha se do të furnizohen me gaz vendet fqinja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Bombardime në Kherson !

Mediat e huaja raportojnë se ka bombardime të shkaktuara nga raketa në Kherson, në qytetin në jug të Ukrainës, për të cilin rusët pretendojnë se e kanë marrë nën kontroll të plotë. 

Ora 21:15
Kievi: Na presin javë jashtëzakonisht të vështira


“Na presin javë jashtëzakonisht të vështira”, kjo ishte ajo që deklaroi Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Oleksiy Reznikov. 

Reznikov thotë se armiqësitë do të intensifikohen në rajonin e Donbass-it dhe tha se Rusia tashmë është e vetëdijshme për humbjen e saj strategjike, por do të përpiqet të na shkaktojë sa më shumë dhimbje që të jetë e mundur.

Ora 20:37
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: Koha për të vendosur embargon ndaj naftës ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pati një komunikim me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen. Lajmin e bëri të ditur vetë Zelensky me një postim në llogarinë e tij në Twitter. Ai falënderon Komisionin Evropian që vendosi të heqë tarifat dhe kuotat për mallrat industrial dhe ushqimin.

Zelensky foli gjithashtu për paketën e gjashtë të sanksioneve që duhet të përfshijnë embargon e naftës.

“Në bisedë u diskutua për mbështetje të mëtejshme, duke përfshirë fondin e ndihmës makro-financiare për emergjencat, Presidentja e Komisionit Evropian foli për paketën e gjashtë të sanksioneve, e cila duhet të përfshijë embargon e naftës”, tha Zelensky në postimin e tij në Twitter.

Ora 19:50
Microsoft: Rusët kanë kryer 37 sulme kibernetike në Ukrainë

Korporata tenologjike “Microsoft”, në një raport të nxjerrë ditën e sotme tha se hakerat e qeverisë ruse kanë kryer 37 sulme kiberenetike brenda Ukrainës.

Keto sulmet mendohet se janë kryer ndërmjet 23 shkurtit dhe 8 prillit.

“Hakerët e qeverisë ruse kryen gjithsej 37 sulme destruktive kibernetike brenda Ukrainës midis 23 shkurtit dhe 8 prillit”, tha Microsoft.

Ndërhyrjet e raportuara, disa prej të cilave nuk janë zbuluar më përpara thonë se hakerimi ka luajtur një rol shumë më të madh në konflikt në krahasim me atë që dihej publikisht. 

Microsoft tha gjithashtu në raport se sulmi dixhital mund të ketë hedhur gjithashtu bazat për misione të ndryshme ushtarake në territorin e shkatërruar nga lufta.

Ora 19:12
Gazetari në Ukrainë: Plagosen dy amerikanë në juglindje të Ukrainës

Dy amerikanë që luftonin si vullnetarë në Ukrainë u plagosën nga predha artilerie pranë qytetit të Orikhiv, në rajonin Zaporizhzhia në juglindje të vendit. Gazetari Nolan Peterson publikoi disa foto të dy ushtarëve të plagpsir, që sipas tij janë Manus McCaffrey dhe Paul Grey: i pari dyshohet se ka pësuar lëndime nga predha në fytyrë, kokë dhe gjoks, ndërsa në Grey u shemb një mur që i lëndoi këmbën.

Ora 19:03
Putin si Hitleri? Të tjera dyshime për gjendjen shendetësore të Putin! Dridhje e pakontrolluar e dorës dhe fytyra e fryrë(VIDEO)

 

Mes thashethemeve për shëndetin e  dobët të Vladimir Putin, një video që është publikuar së fundmi tregon dridhjet e dorës së Vladimir Putin ndërsa përshëndet  liderin e Bjellorusisë Alexander Lukashenkon . 

Video e cila është filmuar në shkurt para pak pushtimit të Ukrainës, trego momentin kur Putin i dridhet dora në mënyrë të pakontrollueshme.

Presidenti rus, në mënyrë që të mos dallohej  e ka  mbështetur për gjoksi ku dhe ka ndaluar dridhjen.

Kjo nxiti spekulime të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore pasi pamjet dhe imazhet tregonin fytyrën e tij të fryrë dhe qëndrimin e shtrirë.

Sipas mediave të huaja, gjendja shëndetësore e Putin është e njëjtë me atë të Adolf Hitlerit, ndërsa Gjermania përballej me humbjen totale në Luftën e Dytë Botërore. 

Shumë historianë dhe ekspertë besojnë se Hitleri vuante nga sëmundja e Parkinsonit në kohën kur u filmua video. Gjendja pengon kontrollin e muskujve dhe dëmton lëvizshmërinë.  

Përveç dëmtimit të proceseve të të menduarit, Parkinson mund të dëmtojë qëndrimin dhe kontrollin e muskujve. 

Duket që edhe Putin ka të njëjtën sëmundje, por megjithatë ende nuk është e sigurt.

 

Ora 18:46
I veshur me antiplumb, Talat Xhaferi, politikani i parë shqiptar që viziton Ukrainën në kohën e luftës, pritet nga Zelensky

Talat Xhaferi është politikani i parë shqiptar që ka shkelur tokën ukrainase, në kohën e luftës. Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Kiev, ku ka vizituar Irpinin dhe Hostomelin. Ai rrëfen se situata në terren është ndryshe nga sa shihet në foto apo video të publikuara në media.

Xhaferi ka zhvilluar edhe një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Xhaferi ka publikuar fotografi nga pritja që ju bë në Ukrainë, duke i falënderuar të gjithë luftëtarët që u mundësuan të udhëtojnë të sigurt në Ukrainë.

"Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të afërmit. Për nder të jetëve të humbura, obligohemi që t’ju dëgjojmë me kujdes dhe t’ju ndihmojmë që sërish të ndërtoni të rrënuarën. Falënderim ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë, që në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne.

Më herët Xhaferi ka publikuar edhe video nga vizita e tij në Irpin dhe Hostomel.

Ora 18:22
Rusia paralajmëron: Gazi mund t’u ndërpritet edhe vendeve të tjera

 

1651076602_Capture.JPG

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në deklaratë për media ditën e sotme, u shpreh se nuk është e vërtetë që Rusia po përdor furnizimin e gazit si një mënyrë për të shantazhuar shtetet.

Peskov u shpreh se ka një rregull të ri për vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, për mënyrën e furnizimit me gaz, që do të kryhet vetëm me Rubla, por nuk e bëri të ditur nëse ndonjë vend kishte rënë dakord të paguajë me rubla.

“Kjo nevojë është diktuar nga fakti se, siç e dini, një sasi e konsiderueshme e rezervave tona janë bllokuar. Prandaj, nuk bëhet fjalë për ndonjë shantazh”, tha ai.

BE-ja e bëri sot komentin për shantazh nga Rusia, Presidentja e Komisionit  Europian Ursula von de Leyen u shpreh sot se Moska po e përdor gazin si mjet shantazhi për BE-në, pasi vendosi të ndërpresë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë.

 Moska tha se kjo ishte për shkak se ata kishin refuzuar të paguanin në monedhën ruse, rubla.

Ora 18:13
Paralajmëron Putin: Nëse kërcënohet Rusia, ne do t’u përgjigjemi me armë që kundërshtarët tanë nuk i kanë

1651073328_Screenshot1.jpg

‘Nëse Rusia kërcënohet, ajo do të përgjigjet me mjete që kundërshtarët e saj ende nuk i kanë." Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin në një fjalim para parlamentarëve në Shën Petersburg. Udhëheqësi rus foli për "kërcënime gjeopolitike" dhe shtoi: "Ata duhet të dinë se do të ketë një përgjigje dhe do të jetë e shpejtë. Ne kemi mjete që askush nuk i ka dhe do t'i përdorim nëse është e nevojshme. Dua që të gjithë ta dinë". tha Putin në parlajmërimin e tij.

Ora 17:51
Guterres mbërrin në Kiev, nesër takim me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili dje u takua me presidentin rus Vladimir Putin, mbërriti në Kiev, ku nesër do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ora 17:43
Putin: Numri i mercenarëve që luftojnë në Ukrainë po rritet, do t’i tregojmë publikisht disa prej tyre që kemi kapur

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se numri i mercenarëve të huaj që luftojnë në Ukrainë po rritet. Për ta provuar këtë Putin paralajmëroi se do t’i shfaqin publikisht disa prej tyre.

“Numri i mercenarëve të huaj në Ukrainë po rritet dhe Ministria ruse e Mbrojtjes do të shfaqë publikisht disa nga ata që janë kapur”, shprehet Putin.

Ora 17:37
Djali nga Mariupoli që shpëtoi macen nga bombardimet

Vanya është një djalë i vogël nga Mariupol, i cili bëri një akt të guximshëm për të shpëtuar macen e tij.

Në momentin kur trupat ruse ishin duke sulmuar qytetin, Vanya e mbuloi macen me trupin e tij që mos ta prekinin granatimet. Nga ana tjetër, babai i tij shpëtoi si Vanya dhe mace duke i mbuluar të dy me trupin e tij për t’i larguar nga zona e rrezikut.

Si Vanya dhe familja e tij fatmirësish arritën të mbijetonin dhe që atëherë janë larguar nga qyteti.

Ora 17:27
Putin: Plani i Perëndimit për të na dëmtuar ekonominë ka dështuar

Planet e vendeve perëndimore për të dëmtuar ekonominë e Rusisë kanë dështuar. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin duke folur në Shën Petersburg,

“Ndikimi ekonomik i sanksioneve perëndimore kundër Rusisë nuk ka qenë aq i fortë për momentin”.

Ora 17:24
Putin përsërit: Ne do t'i arrijmë të gjitha qëllimet tona në Ukrainë

Objektivat e operacionit special rus në Ukrainë do të realizohen të gjitha. Këtë e tha presidenti rus Vladimir Putin në një takim me anëtarët e Këshillit të Ligjvënësve.

“Dua të theksoj edhe një herë se të gjitha detyrat e operacionit special ushtarak të kryer nga ne në Donbass dhe Ukrainë do të përmbushen për të garantuar sigurinë e banorëve të republikave popullore të Donetsk dhe Lugansk , të Krimesë ruse dhe të gjithë vendit tonë", tha Putin.

Ora 17:20
Draghi telefonatë me Zelenskyn: Mbështetje të plotë për Kievin

Kryeministri italian Mario Draghi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në qendër të bisedimeve ishin zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe mbështetjen e Italisë për Kievin. Ata folën edhe për udhëtimin e Draghit që pritet të zhvillojë në në Kiev.

Ora 16:58
Paralajmërimi i Putin: Nëse dikush ndërhyn në Ukrainë përgjigjia jonë do të jetë e shpejtë si rrufe

1651071597_Capture.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo vend që ndërhyn në Ukrainë do të përballet me një përgjigje të shpejtë nga Rusia.

"Nëse dikush nga jashtë përpiqet të ndërhyjë në Ukrainë,ne i kemi të gjitha mjetet për t'u përgjigjur me të cilat askush nuk mund të mburret, dhe ne nuk do të mburremi me to, do t'i përdorim nëse është e nevojshme, përgjigja jonë do të jetë e shpejtë rrufe" tha Putin.

Udhëheqësi rus shtoi se të gjitha vendimet se çfarë do të përfshijë kjo përgjigje janë marrë tashmë, por nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm.

 

Ora 16:46
Rusia i ndërpreu gazin, kryeministri polak i vendosur: Nuk do ta paguajmë në rubla

Ndonëse Rusia i ndërpreu furnizimin me gaz, Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thënë se nuk do ta paguajnë gazin në rubla dhe u bëri thirrje partnerëve të tij të bëjnë të njëjtën gjë.

Morawiecki tha se Polonia do të bënte gjithçka në fuqinë e saj për të vendosur gjoba ndaj Rusisë për pezullimin e marrëveshjes, pasi ndaloi furnizimet me gaz në kundërshtim me detyrimet e saj kontraktuale.

“Ndërprerja e dërgesave nuk është e ligjshme dhe nuk është në përputhje me kontratën”, tha ai.

Përveç Polonisë, Rusia ka ndërprerë gazin edhe për Bullgarinë.

Ora 16:40
Gazprom ndërpreu furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, BE: Do të furnizohen me gaz nga fqinjët e tyre
1651070644_Capture.JPG
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë në Bruksel, Belgjikë, më 27 prill, pas vendimit të gjigantit energjetik rus Gazprom për të ndaluar dërgesat e gazit në Poloni dhe Bullgari.

Gazprom ndërpreu furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë të mërkurën, pasi të dy vendet refuzuan të paguanin gjigantin rus të energjisë në rubla.

Në një deklaratë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e quajti atë "një tjetër provokim nga Kremlini" dhe akuzoi Moskën për përdorimin e gazit për të "shantazhuar" bllokun.

"Kjo është diçka për të cilën Komisioni Evropian është përgatitur, në koordinim dhe solidaritet të ngushtë me Shtetet Anëtare dhe partnerët ndërkombëtarë. Përgjigja jonë do të jetë e menjëhershme, e bashkuar dhe e koordinuar. Së pari, ne do të sigurojmë që vendimi i Gazprom të ketë ndikimin më të vogël të mundshëm tek konsumatorët evropianë. Sot, Shtetet Anëtare u takuan në Grupin e Koordinimit të Gazit. Polonia dhe Bullgaria na informuan për situatën. Si Polonia ashtu edhe Bullgaria tani po marrin gaz nga fqinjët e tyre të BE-së” tha von de Leyen.

Më tej në deklaratën e saj, ajo u angazhua për të siguruar një plan "afatmesëm" për furnizim dhe magazinim të mjaftueshëm të gazit, dhe gjithashtu priste me padurim të investonte në një "tranzicion të gjelbër".

Ora 15:16
Rusia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit në Kherson! Sulmohet spitali me të plagosur, humb jetën 1 grua

Trupat ruse përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit ukrainas në qytetin Kherson të pushtuar nga Moska. Tre persona u plagosën dhe një tjetër theu këmbën.

Rusët dyshohet se sulmuan gjithashtu spitalin Severodonetsk, pavarësisht se e dinin se brenda kishte persona të lënduar rëndë. Dy kate të ndërtesës u dëmtuan në sulm dhe një grua humbi jetën, sic raportoi në Telegram Serhii Haidai, guvernatori i rajonit të Luhansk, duke shtuar se pavarësisht të gjithave, spitali mbetet funksional.

Ora 15:07
Kryebashkiaku i Bucha: Rusët na vranë me listë, e dinin ku të shkonin dhe të qëllonin

“Rusët kanë vrarë në Bucha në bazë të një liste”. Kështu deklaroi kryebashkiaku Anatolii Fedoruk në një intervistë me CBC.

Sipas kryebashkiakut, ushtarakët rusë nuk i kishin shkruar, por ia kishte diktuar dikush nga vendi.

“Ndoshta kanë pasur bashkëpunëtorë, sepse e dinin paraprakisht se ku do të shkonin, në çfarë adrese dhe çfarë lloj njerëzish kishte”, tha ai. 

Ora 14:36
Mariupol: 20 mijë civilë të vrarë nga rusët këto dy muaj

“Më shumë se 20 mijë banorë civilë të qytetit janë vrarë gjatë kësaj lufte. Është dyfishi i viktimave të dy viteve të pushtimit të Mariupolit nga fashistët gjatë Luftës së Dytë Botërore”.  Kështu deklaroi kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boychenko, në fjalimin e tij në seancën plenare të Komitetit Evropian të Rajoneve.

 

Ora 13:44
Turqia: Putin dhe Zelensky mund të takohen në ditët e ardhshme në Ankara

Pavarësisht vështirësive në rritje, Turqia beson se është ende e mundur të organizohet një takim midis liderëve të Rusisë dhe Ukrainës. Këtë e ka nënvizuar ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

 "Pavarësisht disa vështirësive, ne jemi ende të sigurt. Ndoshta do të jetë e mundur të ribashkojmë dy liderët në ditët në vijim me propozimin e presidentit tonë. Ne si Turqi vazhdojmë të japim të gjitha kontributet e mundshme, përfshirë ndërmjetësimin për një armëpushim të menjëhershëm, për të shmangur një përkeqësim të mëtejshëm të gjendjes humanitare ", tha ai.

Ora 11:52
Spiunazh për Rusinë dhe Bjellorusinë, Polonia arreston 7 persona

Polonia ka arrestuar 7 persona për spiunazh në emër të Rusisë dhe Bjellorusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Zëdhënësi i ministrit polak dhe koordinatorit për shërbimet sekrete, Stanislaë Zaryn, foli për aktivizimin e operacioneve të spiunazhit kundër Polonisë.

Provat e mbledhura nga SKW tregojnë se të dy të huajt, vepronin në emër të shërbimeve të inteligjencës ruse në dëm të Polonisë, kryen zbulimin e funksionimit të forcave të armatosura polake thuhet në një deklaratë zyrtare.

 “Arrestimi i të dyshuarve është bërë më 21 dhe 22 prill 2022. Ata rrezikojnë burgim deri në 10 vjet”, u tha në njoftimin e publikuar.

Ora 11:47
Ukrainë: Sot asnjë korridor humanitar nga Mariupol

Sot nuk do të ketë korridore humanitar për evakuimin e civilëve nga Mariupol. Lajmin e dha këshilltari i kryetarit të qytetit të Donetsk, Petro Andryushchenko, sipas Guardian.

Andryushchenko konfirmoi gjithashtu se forcat ruse po sulmojnë përsëri fabrikën e çelikut Azovstal.

Ora 10:45
Të bllokuar prej shumë ditësh në fabrikën e çelikut në Mariupol, me shumë se 500 ukrainas të plagosur po 'luftojnë' me vdekjen

Më shumë se 500 ukrainas të plagosur po vuajnë dhe po luftojmë me vdekjen, teksa ditët kalojnë dhe ata vijojnë të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol .

Të plagosurit kanë nevojë për trajtim urgjent mjekësor, pasi çdo orë është vendimtare për shpëtimin e jetës së tyre.

Ora 10:35
Kompania kineze e dronëve: Ndalojmë tregtinë në Rusi dhe Ukrainë

DJI, lideri botëror në “dronë”, ka njoftuar pezullimin e operacioneve tregtare në Rusi dhe Ukrainë, duke u bërë kompania e parë kineze e teknologjisë së lartë që merr një vendim të tillë që nga pushtimi i trupave të Moskës kundër Kievit.

"DJI po rivlerëson kërkesat e pajtueshmërisë në juridiksione të ndryshme," tha kompania në një deklaratë, duke theksuar se ndërkohë, DJI do të pezullojë përkohësisht të gjithë biznesin në Rusi dhe Ukrainë.

 Pekini nuk e ka dënuar ende pushtimin dhe kompanitë kineze kanë mbetur të heshtura se si të menaxhojnë ndikimin e sanksioneve të SHBA-së, BE-së dhe aleatëve kundër Rusisë

Ora 10:33
Von Der Leyen: Moska përdor gazin si një instrument shantazhi

“Vendimi i gjigantit energjetik rus Gazprom, i cili njoftoi se kishte ndërprerë furnizimin me gaz si për Bullgarinë ashtu edhe për Poloninë, pasi të dy vendet refuzuan të fillonin të paguanin në rubla, është i pajustifikuar dhe i papranueshëm”. Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

"Është një përpjekje tjetër e Rusisë për të përdorur gazin si një instrument shantazhi", tha ajo.

Ora 10:30
Moskë: Goditëm një depo armësh nga SHBA dhe Europa në Zaporizhzhia


Moska, përmes fjalëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Moskës, tha se raketat ruse goditën dhe shkatërruan një depo armësh dhe municionesh të furnizuara nga SHBA dhe Evropa në fabrikën e prodhimit të aluminit në Zaporizhzhia, Ukrainë.

Ora 08:58
Këshilltarët e presidentit Zelensky: Lufta mund të zgjasë deri vitin e ardhshëm, por Ukraina po bëhet më e fortë

1650961888_19217195small2696x472.jpg

Dy nga këshilltarët e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kanë paralajmëruar se lufta mund të zgjasë deri në vitin e ardhshëm.

Sipas tyre, sulmi në Donbass nuk do të shënojë fundin e konfliktit.

“Do të ketë sulme ajrore, luftë ... Është një histori e gjatë dhe mund të jetë akoma më e gjatë, mund të zgjasë deri për vitin e ri. Gjithçka varet nga një sërë rrethanash,” tha Ukrinform Oleksiy Arestovych për agjencinë ukrainase të lajmeve.

“Një nga kërkesat e çuditshme të Rusisë në fillim të luftës ishte demilitarizimi i Ukrainës. Pas takimit të rëndësishëm në bazën Ramstein, kam një lajm të keq për Moskën. Për sa i përket kapacitetit, shpejtësisë, logjistikës, llojeve të armëve, Ukraina po forcohet”, shkroi Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas në Twitter.

Ora 08:46
Ukraina: 400 ankesa kundër ushtarëve rusë për dhunë seksuale, përfshirë edhe fëmijët

1651042105_c02a3d5809ec0f2c9bfdd8906cb56a2d0bae7f97.jpg

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin e Ukrainës, Lyudmyla Denisova, zbuloi se tashmë ka të paktën 400 ankesa kundër ushtarëve rusë për dhunë seksuale të kryer ndaj grave dhe fëmijëve. Denisova tha se pas vënies në dispozicion të qytetarëve numrin publik, raportet vazhdojnë të rriten.

Ora 08:13
Zelensky: Putin dëshiron të copëtojë Evropën Qendrore-Lindore

Sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në mesazhin e tij të zakonshëm të natës drejtuar kombit dhe botës, akuzoi Rusinë e Putinit se dëshiron të copëtojë dhe rishikojë kufijtë e Evropës Qendrore dhe Perëndimore.

"Qëllimi përfundimtar i udhëheqjes ruse nuk është vetëm të marrë nën kontroll territorin e Ukrainës, por të copëtojë të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore dhe t'i japë një goditje globale demokracisë," tha Zelensky.

Sipas Zelensky, për të arritur qëllimin e tij, Putini është i gatshëm të zgjerojë perimetrin e konfliktit në Transnistria.

"Natyrisht, duke iu referuar dy shpërthimeve të regjistruara në republikën separatiste pro-ruse të Moldavisë, kjo është bërë për të destabilizuar situata në rajon, nga shërbimet sekrete ruse.”, tha ai.

Ora 07:49
Zelensky: Rusët përdorën Çernobilin për të hyrë në Kiev

1650555051_Screenshot4.jpg

"Trupat ruse që tentonin të sulmonin Kievin nëpërmjet zonës së Çernobilit e përdorën këtë zonë të mbyllur si një urë ushtarake për të hyrë në Kiev", tha Zelensky në një fjalim.

"Ata drejtuan automjete të blinduara për në zonat ku janë materialet e kontaminuara nga rrezatimi dhe ku ka grimca radioaktive," shtoi ai.

Gjithashtu sipas presidentit ukrainas, rusët shkatërruan pikat e kontrollit, thyen dhe plaçkitën sistemin e monitorimit të rrezatimit në termocentralin bërthamor të Çernobilit.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 27/04/2022 09:38

    Pa u bllokuar totalisht Rusia, lufta do vazhdoje shume gjate. Duhet nje embargo totale me Rusine. Biles duhet te rishikohen dhe marredheniet me shtetet qe nuk i bejne embargo Rusise. Sic eshte Serbia, Kina etj.. Ky eshte momenti qe duhet te tregohet se kush duhet ta fitoje kete lufte. Patjeter qe duhet ta fitoje perendimi. Por nese duhet ta fitoje perendimi, atehere duhet bllokuar Rusia ne cdo aspekt, qofte ekonomik, politik, kulturor, financiar, tregtar, totalisht si Shqiperia dikur kur ishte e izoluar. Biles edhe Shqiperia qe u izolua totalisht, rezistoi 10-15 vjet deri sa ra regjimi. Rusia nese izolohet totalisht, sigurisht qe do jete e larget dita kur te "dorezohet".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë