Paralele muzikore, koncerti në TKOB 
sukses me Gaqin, Harapin e Zadenë

Paralele muzikore, koncerti në TKOB <br />sukses me Gaqin, Harapin e Zadenë
Koncerti me muzikën e kompozitorëve më të shquar shqiptarë ka marrë duartrokitjet e publikut mbrëmë, në Teatrin e Operës dhe Baletit.
 
Solistët Ardita Bufaj në piano dhe Gëzim Bulcari në violinë janë dalluar për interpretimet virtuoze të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Teatrit të Operës dhe baletit. 
 
Veprat e kompozitorëve më të shquar si Thoma Gaqi, Tonin Harapi, Çesk Zadeja, kanë ardhur në këtë interpretim të dirigjuar nga Edmond Doko me timbrin dhe nuancat më të bukura të muzikës folklorike shqiptare.
 
Muzika e Kompozitorëve shqiptarë është vendosur në këtë koncert në një “Paralele muzikore”, siç është edhe titulli i kësaj premiere.
 
Kjo bëhet për të treguar se një lojë dinjitoze e solistëve dhe orkestrës do t’i ngjiste kompozitorët shqiptarë në të njëjtin nivel me Edvard Greeg, Sergei Prokofiev, etj, veprat e të cilëve ishin pjesë e këtij koncerti.
 
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri