ATHINE- Sindikatat në Greqi kanë paralajmëruar sot një grevë të përgjithshme e para kjo që prej ardhjes së Samaras në pushtet. Greva 24 orëshe është përgjigje ndaj masave shtrënguese të qeverisë të parashikuara në vlerën e 11.5 miliardë euro me kusht që Greqia të fitojë paketën e ndihmës nga donatorët në vlerë 31 miliarde euro. Ky fond është i nevojshëm për t’i shpëtuar falimentimit dhe largimit nga zona euro.

Qeveria konservatore e Samaras gjithashtu propozon shkurtimin e pensioneve dhe rritjen e moshës së pensionit në 67 vjeç. Punëtorët nga sektorë të ndryshëm i janë bashkuar grevës duke përfshirë mjekë dhe kontrollore të trafikut ajror. Greva pritet të pasohet dhe me demostrata në rrugë, ndërsa mijëra policë janë vendosur në qendër të Athinës për të parandaluar cdo incident të mundshëm.

Greva u thirr nga dy sindikatat më të mëdha në vend. Ndërkohë një sondazh i kryer së fundmi konstatoi se më shumë se 90% e grekëve besojnë se shkurtimet e planifikuara janë të padrejta dhe barrë për të varfrit.
(ns/sg/shqiptarja.com)