Qindra qytetarë të Kosovës kaluan pikën kufitare të Morinës mëngjesin e sotëm, duke regjistruar një tjetër fundjavë të ngarkuar me trafik

Shkak për vështirësinë në lëvizje është bërë puna për ndërtimin e urës së Drinit në Rrugën e Kombit, në hyrje të qytetit të Kukësit.

Dhjetëra automjete me pushues që vijnë në bregdet kanë mbetur për një orë të bllokuar në trafik. Ndërkohë kompania koncesionare e Rrugës së Kombit ka vendosur sinjalistikë në këtë segment ku po punohet prej disa muajsh. 

Kujtojmë se fundjavën e kaluar nga Morina kane hyre ne vendin tone mbi 60 mije pushues kosovare dhe mbi 9 mije automjete.