Paralizoi me thikë të riun
kapet shqiptari në arrati

Paralizoi me thikë të riun<br />kapet shqiptari në arrati
ANCONA – 8 vjet më parë Eduart Nexhipi, asokohe 27 vjeç goditi bashkëkombasin e tij me thikë duke e lënë të paralizuar për gjithë jetën. Sot, Nexhipi është arrestuar nga Policia e Anconës, pasi ishte shpallur në kërkim dhe i dënuar me 16 vite burg. Pas kësaj autori i krimit u arratis dhe arriti të fshihej në Shqipëri për vite me radhë ku gjatë qëndrimit ndryshoi edhe identitetin deri në momentin që u kap nga policia italiane në qytetin e Ankonas.

NGJARJA
Sipas mediave italiane, të cilat publikuan sot lajmin, Nexhipi më 29 mars të vitit 2003 në brendësi të një lokali në Porto San Giorgio, në bisedë e sipër me një bashkëkombas të tij, shkoi në shtëpi për të marrë një thikë dhe pasi kishte pritur që burri të dilte në rrugë, e sulmoi duke e goditur në mënyrë të përsëritur me armën e ftohtë. 35 vjeçari e goditi viktimën Ëngjëll Kalluci, në shpatull dhe shtyllën kurrizore duke e lënë të paralizuar për gjithë pjesën tjetër të jetës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore