Parandalimi i aksidenteve, Rrugorët
kontroll drejtuesve të mjeteve

TIRANE- Policia Rrugore vijon aksionin për kontrollin e mjeteve dhe drejtuesve të tyre, në kuadër të nismës për parandalimin e aksidenteve dhe qarkullimin normal të mjeteve në qytetin e Tiranës. Kështu, Policia e Tiranës ka bërë kontrolle për drejtuesit e mjeteve që përdorin pije alkoolike dhe frekuentojnë lokalet në orët e vona të natës. Rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm është bërë arrestimi i 13shtetasve.
 
Konkretisht shtetasit Artur Terpo, Laurel Alite, Indrit Brahja, Altin Sora, Radit Basha,Ervin Kapllani, Mentor Maci, Edgar Peza, Xhoi Bufi, Florian Cenaj, Enea Bamllari, Antor Mustafaraj dhe Bujken Prapa.

“Këta shtetas kanë qenë në ndikimin e alkoolit dhe përdorimit të mjetit në gjendje të dehur, si dhe disa drejtues mjetesh që drejtonin mjetet pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore të Tiranës.
 
Gjithashtu, sipas Policisë Rrugore këta shtetas u arrestuan për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Ndërkaq, janë pezulluar 89 leje drejtimi për kalimin e mjeteve me semafor të kuq, si dhe përdorim të pijeve alkoolike.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij

Identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij