Parandalimi i përmbytjeve- Fier, intesifikohet puna për pastrimin e Gjanicës

/ATSH/.- Bashkia e Fierit ka intesifikuar punën për pastrimin e lumit Gjanica, për të eleminuar sa më parë rrezikun e përmbytjeve në rast reshjesh.
Bashkia Fier informon se ka dyfishuar mjetet që punojnë përgjatë lumit, ndërsa deri tani ka përfunduar pastrimi e zgjerimi i shtratit të lumit dhe sistemimi i shpateve të tij nga grykëderdhja e tij (lumi Seman) me drejtim nga Ura e Sheqit.
"Rezultati i deritanishëm nuk është pak, por katërfishimi i seksionit të derdhjeve. Puna do të vijojë me dyfishin e kapacitetit të mëparshëm përgjatë gjithë gjatësisë së lumit Gjanica, për t'i thënë sa më parë STOP përmbytjeve", thuhet në një njoftim të Bashkisë Fier.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti