Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i është bashkuar Javës Europiane të Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës që do të mbahet në datat 19-25 janar. Këtë vit, do të zgjerohet fasha e moshës për gratë që përfitojnë nga Programi Kombëtar i Depistimit, duke përfshirë moshën 35-55 vjeç.
Ndërgjegjësimi për parandalimin, diagnostikimi i hershëm dhe ulja e rrezikut afatgjatë janë synimet kryesore të kësaj nisme.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përmes Institutit të Shëndetit Publik i bashkohet edhe këtë vit fushatës Java Europiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës, për të rikujtuar se parandalimi shpëton jetë. Ky është një moment i rëndësishëm për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e qafës së mitrës dhe rëndësinë e veprimeve të hershme për shëndetin e grave.
Duke u mbështetur në përvojën e Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës, i cili zbatohet nga ISHP, si dhe në praktikat më të mira ndërkombëtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka vendosur që në vitin 2026 të zgjerojë fashën e moshës për gratë që përfitojnë nga programi, duke përfshirë tani grupmoshën 35–55 vjeç. Ky zgjerim synon të nxisë ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e grave në programin e depistimit, të rrisë mundësitë për diagnostikim të hershëm të kësaj sëmundje, si dhe të ulë rrezikun afatgjatë të saj.
Kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret që mund të parandalohet pothuajse plotësisht, përmes vaksinimit kundër HPV-së dhe depistimit të rregullt.
Për më shumë informacion mbi Programin Kombëtar të Depistimit dhe vaksinimin kundër HPV-së, qytetarët mund të vizitojnë faqen e Institutit të Shëndetit Publik ose të komunikojnë me qendrën e tyre shëndetësore më të afërt”, thuhet në njoftim.
P.J/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Mars, 23:04
Play-off i Botërorit, mendoni se Shqipëria do e kalojë Poloninë?
-
Po
51%
-
Jo
36.7%
-
Nuk e di
12.3%
Vota total: 561
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sterilizimi i kaloi shtetit pas 10 vitesh, Sala: Po funksionon shumë mirë! Brenda 2027-ës, rimbursim trajtimi për personat e prekur nga diabeti tipi 1
26 Mars, 10:47
-
Skolioza tek fëmijët, mbi 700 raste në Shqipëri kërkojnë ndjekje të specializuar, Ministria e Shëndetësisë: Parandalimi nis me kontrollin e hershëm
23 Mars, 14:16
-
Provë klinike me atropinë për ngadalësimin e miopisë tek moshat 3-18 vjeç, mjekja e QSUT-së: U bëjmë apel okulistëve të rretheve t'i adresojnë te ne fëmijët
19 Mars, 12:57
-
‘Askush nuk mbetet pas’, ministrja Sala: Mbështetja e personave me aftësi të kufizuara, prioritet i qeverisë
18 Mars, 09:36
-
Fëmijët me probleme kardiake, mjeku: Në Kardiokirurgjinë Pediatrike në QSUT janë operuar 1300 foshnja, është një ndërhyrje që kryhet një herë në jetë
17 Mars, 11:56
-
Shqipëria prezanton në OKB reformat për barazinë gjinore, Sala: Progres në përfaqësimin e grave në politikë e vendimmarrje
14 Mars, 13:33
-
Skandali me 2 mjekët italianë te 'Trita'/ Ping-pongu institucional u lë terren mjekëve të huaj në hetim të punojnë në privat në Shqipëri
5 Mars, 15:09
-
Ekskluzive/ Skandali i 2 kirurgëve të pezulluar në Itali që punojnë në Tiranë, Ministria pas denoncimit të Report Tv: Inspektim te ‘Trita Hospital’, licencimet i bën Urdhri i Mjekut
5 Mars, 10:08
-
Ekskluzive/ Skandal, 2 kirurgët e pezulluar në Itali për vdekje të pacientëve, në Tiranë operojnë në 'Trita Hospital'! Po kush i kontrollon 354 mjekët e huaj në Shqipëri?
4 Mars, 21:01
-
Xhixho: Urgjenca në juglindje është alarm kombëtar, 46% e barnave tumorale nuk janë importuar
3 Mars, 14:29
-
‘Pse vdiq Ardit Rapushi?’- Blushi kërkon interpelancë me Salën: Ministria e Shëndetësisë vijon heshtjen kriminale!
2 Mars, 16:35
-
Ministrja Sala nënshkruan marrëveshje me OBSH, prezanton planin: Shëndet cilësor dhe të barabartë për çdo qytetar
21 Shkurt, 14:36