Parandalohen vrasje të tjera në Serbi, shoqërohen 4 nxënës! Bënë listën e atyre që do vrisnin! Autori i masakrës në shkollën fillore asnjë pendesë

Parandalohen vrasje të tjera në Serbi, shoqërohen 4 nxënës! Bënë listën e atyre që do vrisnin! Autori i masakrës në shkollën fillore asnjë pendesë

Kaosi pas masakrës në Beograd

Listat janë bërë nga një fëmijë në një shkollë në lagjen Mirijeva e Beogradit, nga dy nxënës të klasës së 5-të në shkollën fillore në Vozhdovc, si dhe një nxënës nga një shkollë në Bajina Bashta. Ndërsa një gjimnazist është arrestuar në Suboticë pas një bisede me psikologun e shkollës, të cilit i ka pohuar masakrën që kishte planifikuar. Procedimi ndaj tij është në vazhdim, pasi FBI-ja amerikane e zbuloi dhe e denoncoi në organet kompetente. FBI-ja arriti të zbulojë se i mituri krijonte llogari në internet me emrat e vrasësve në masë dhe po hetonte gjithashtu se si të bënte një bombë.

Për shkak se siguria në Serbi ka arritur në nivele të ulëta kohët e fundit dhjetëra mijëra serbë i janë bashkuar protestave kundër dhunës me armë në kryeqytetin Beograd. Turmat marshuan nëpër qendër të qytetit me një pankartë nëpër duar ku shkruhej "Serbia kundër dhunës". Protestuesit kërkojnë që zyrtarët e lartë të qeverisë të japin dorëheqjen ndërsa mediat që promovojnë dhunën të mbyllen. Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dënoi protestat duke akuzuar opozitën se ka kapitalizuar një tragjedi kombëtare për të promovuar interesat e veta. Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e ministrit të brendshëm dhe kreut të agjencisë së inteligjencës serbe. Nga ana tjetër 13-vjeçari, i cili me armën e të atit vrau tetë bashkëmoshatarë dhe një roje në shkollën fillore në Beograd nuk është penduar për aktin monstruoz. Ai është në izolim në Klinikën për Neurologji dhe Psikiatri për Fëmijë dhe të Rinj, ndërsa bën vetëm dy pyetje: "Kur do të dal nga këtu?" dhe "Cilat janë reagimet ndaj asaj që bëra?". Ai gjithashtu nuk ka kërkuar asnjë kontakt me prindërit e tij. Nxënësi i klasës së shtatë nuk merr as qetësues, pasi gjendja e tij është plotësisht e qetë. Ekipi i mjekëve po punon për përcaktimin e fakteve dhe gjendjes së djalit. Edhe pse kishte ende dy fishekë, pra 34 plumba, i mituri ndaloi së vrari miqtë e tij, pasi hasi probleme në frymëmarrje. Fëmijët që arritën të’i mbijetonin këtij sulmi makabër, u shpëtuan nga ataku i panikut që pati i mituri vrasës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!