TIRANË- Policia e Dibrës ka parandaluar një vrasje në zonën e Bulqizës paraditen e sotme, ndërsa ka arrestuar 3 autorët e dyshuar, si dhe ka shpallur në kërkim porositësin.
Burime policore bëjnë të ditur se nga strukturat e Sektorit për Aktet Terroriste dhe Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Bulqizë, është bërë ndalimi i shtetasve, Leonard Xhixha, vjeç 24, banues në Fushë-Krujë, Bujar Leza, vjeç 38, banues në Fushë-Krujë, si dhe shtetasi me iniciale V.C , vjeç 21, me banim në fshatin Gjoricë, rrethi Bulqizë.
Gjithashtu, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit me inicialet M.O, 33 vjeç, me banim në Gjoricë, i cili dyshohet si porositësi i këtij ekzekutimi. Ndalimi i shtetasve të mësipërm është bërë për veprën penale "Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë" . Këta shtetas, sipas burimeve policore, ditën e hënë rreth orës 22:00?, në fshatin Gjoricë të Bulqizës kanë tentuar të vrasin shtetasin me inicialet F.A.
Nga hetimet e kryera nga policia, dyshohet se shtetasit Leonard Xhixha dhe Bujar Leza, të ndihmuar nga një banor i fshatit Gjoricë, me iniciale V.C, të porositur nga shtetasi M.O. po nga Gjorica, i cili është shpallur në kërkim nga policia, po përgatiteshin të vrisnin shtetasin F.A. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe ndërhyrjes në kohë të strukturave policore është bërë e mundur parandalimi i vrasjes dhe kapja e autorëve te dyshuar. /ATSh/
/Shqiptarja.com