Është parandaluar këtë të martë përshkallëzimi i një konflikti banal mes tre të rinjve në qyetetin e Lezhës. Një 26-vjeçar nga Kurbini është vënë në pranga nga policia, pasi u përfshi në një konflikt banal me dy persona të tjerë ndërsa i është bllokuar një armë zjarri e tipit pistoletë.
Sipas policisë mësohet se tre personat janë konfliktuar për morive të dobëta me mjete të forta me njëri-tjetrin , në qytetin e Lezhes ndersa është bllokuar edhe arma e zjarrit tip pistoletë e 26 vjeçarit. Bëhet e ditur se falë ndërhyrjes në kohë të policisë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit, i cli mund të mund të rezultonte me pasoja fatale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Forcat e Policisë së Komisariatit të Lezhës arrestuan në flagrancë një 26-vjeçar nga Kurbini, si dhe proceduan 2 shtetas të tjerë. Ata janë konfliktuar për motive të dobëta me mjete të forta me njëri-tjetrin, në qytetin e Lezhës.
Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u shmang përshkallëzimi i konfliktit, që mund të rezultonte me pasoja fatale. Policia i bllokoi 26-vjeçarit një armë zjarri pistoletë. Tre të rinjtë akuzohen për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit", "Kanosje", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Prishje e rendit e qetësisë publike".
Ti dërrmojnë bajgat!
Përgjigju