SHBA - Pas ngjarjes makabre në Newtown në Konektikat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku si pasojë e breshërive të plumbave nga një 20-vjeçar në një shkollë fillore humbën jetën 29 persona, një tjetër sulm po në shkollë fillore ishte planifikuar nga një 60-vjeçar.
Von Meyer është vënë dje në pranga, pasi 60-vjeçari kishte planifikuar sulm në shkollën fillore “Jane Ball”, në Cedar Lake rreth 45 milje nga Chikago.
“Do hyja në shkollë e do vrisja aq sa të mundja”. Është kjo dëshmia rrëqethëse e të arrestuarit, vetëm një ditë pas sulmit në shkollën në Newtown.
Policia ka sekuestruar një arsenal armësh të gjetura në shtëpinë e 60-vjeçarit. Sipas policisë, arsenali i armëve, 47 të tilla, kushtonte mbi 100 mijë dollarë.
Vetëm dy ditë më parë Shtete e Bashkuara të Amerikës u tronditën nga masakra në një shkollë fillore ku 20-vjeçari Adam Lanzaqëlloi me breshëri brenda ambienteve të shkollës, duke lënë të vdekur 29 persona. Më herët ai kishte vrarë në banesë nënë e tij, e cila ishte mësuese në këtë shkollë. Pas masakrës autori vrau veten.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com