Parandalohet tragjedia në Lezhë, Xhaçka: Si u larguan 74 predha të Luftës së dytë Botërore (VIDEO)

LEZHË- Forcat e Armatosura kanë gjetur dhe kanë sekuestruar 74 predha të kalibrit 150 mm, me peshë rreth 50 kg secila, të mbetura që gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore duke parandaluar një tragjedi në Lezhë.  Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ministrja shkruan krah videos nga aksioni FA, se këto predha janë transportuar me mjete të posaçme në një poligon, ku edhe pritet të asgjësohen.

Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.

Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme”, shkruan Xhaçka krahas videos së operacionit të FA.

Minat e gjetura në Lezhë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenicë: 09/09/2019 11:15

    Në Vlorë ka plot nga këto. Hetoini vlonjatët një për një dhe do t ua tregojnë se ku i mbajnë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja