DELVINË- Një predhë e kohës së pushtimit fashist qëndron përpara një banese në Delvinë duke rrezikuar çdo ditë jetën e banorëve. Një banor i lagjes Sanan Ballaci në këtë qytet ka sjellë në redaksinë e Shqiptarja.com foto të saj.

Ai shprehet se predha daton që në kohën e pushtimit fashist dhe dita ditës banorët i tremben një tragjedie të mundshme.

Në rrugën ku është gjendur kjo predhë kalojnë vetëm makinat por edhe këmbësorët.

Predha para banesës në Delvinë