Një i ri është kapur nga policia, teksa ka tentuar të vjedhë kasafortën e një hotel-restoranti në Dhërmi. Policia njofton se ka arrestuar 23-vjeçarin Mateo Ramo, pas telefonatës nga administratori i hotel-restorantit, i cili ka pikasur të riun te kasaforta e biznesit.
Specialistët e Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të verifikuar telefonatën për rastin në fjalë.
Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se: dy shtetas (njëri prej tyre ende i paidentifikuar), kanë tentuar të vjedhin me dhunë e forcë, kasafortën e hotel-restorantit në pronësi të shtetasit K. M.
Në përfundim të hetimeve, si edhe nga reagimi në kohë dhe puna e mirëorganizuar prej strukturave të policisë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimit në flagrancë i shtetasit Mateo Ramo, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Ndërkohë, po punohet për identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të përfshirë në këtë vepër penale. Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com