Parandalohet vrasja në Tiranë/ Arrestohet shkodrani i dënuar me 20 vite burg, pjesë e grupit 'Bajri' (VIDEO-FOTO)

TIRANË-  Arrestohet Satedin Erkoçeviq, nga Shkodra i cili po qarkullonte në Tiranë me armë zjarri dhe dyshohet se po përpiqej të vriste një person. Ai ka rënë në prangat e policisë rreth orës 20:50 të mbrëmjes së djeshme në rrugën Bilal Xhaferri.

28-vjeçari është pikasur nga forcat e policisë falë denoncimit të qytetarëve. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën në çantën e dorës një armë zjarri tip pistoletë me 14 fishekë, një prej të cilëve gati për të qëlluar.

Ai është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 20 vite burg pasi në 10 Maj të vitit 2014 ka vrarë me armë zjarri Indrit Yllin dhe ka plagosur Jetmir Mollën në një lokal me muzikë Live.

Erkoçeviq njihet edhe pjesë e grupit Bajri, e ndërsa rezultonte i shpallur në kërkim edhe si pjesë e tyre.

Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se ai nuk ka pranuar as avokat dhe nuk ka dëshmuar asgjë para uniformave blu. Report tv mëson se policia dyshon se ai mund tw jetë paguar për të kryer vrasje.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gent Mullai u shpreh se ky vendndodhja e tij  u lokalizua në sajë të bashkëpunimit me qytetarët. Ndër të tjera ai falënderoi edhe qytetarët për bashkëpunimin. Ai u shpreh se vetëm gjatë muajit korrik dhe gjysmës së parë të gushtit janë kapur 38 persona që qarkullonin me armë zjarri.

I arrestuari Satedin Erkoçeviç

Deklarata e Policisë së Shtetit

Falë bashkëpunimit me qytetarët, parandalohet një vrasje dhe vihet në pranga një person shumë i kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në zbatim të planit tëmasave për kapjen e personave në kërkim, evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, falë marrjes së informacionit nga qytetarët dhe bashkëpunimit mes strukturave të DVP Tiranë e DVP Shkodër, është bërë i mundur parandalimi i një vrasjeje. Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore,  i dënuar për vrasje dyshohejse do të kryente një krim të rëndë në Tiranë.

Mbrëmë rreth orës 20:50 është marrë njoftimi nga ana e shërbimeve të Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë së në rrugën “Bilal Xhaferi”, ndodhej një person i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte armë zjarri me vete.

Policia ka organizuar punën duke bërë lokalizimin e menjëhershëm të personit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur nën kontroll personin duke bërë të mundur që me metoda të shpejta proaktive në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Shkodër të identifikonin personin e dyshuar, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr. 2, shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Këtij shtetasi në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake".

Më datë 10.05.2014, në fshatin Zeus në një lokal me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter.

Ky është rasti më i mirë për të falënderuar edhe njëherë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin që ata po krijojnë çdo ditë e më shumë. Kjo dëshmohet nga rritja e telefonatave në numrin unik 112 dhe e denoncimeve në Komisariatin Dixhital për paligjshmëri në të gjitha fushat.

Vetëm gjatë muajit korrik dhe gjysmën e parë të muajit gusht falë bashkëpunimit me qytetarët janë kapur 38 persona që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe janë sekuestruar mbi 60 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe municoin luftarak.

Nga 275 operacione të koduara të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit gjatë këtij 8 mujori, 123 prej tyre janë si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin.

Policia e Shtetit fton edhe njëherë aleatin e saj më të çmuar, qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, të mbështesin Policinë, të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 14/08/2019 16:06

    Bravo policia e shtetit, urime. Rritni dhe fuqine zbuluese ndaj grupeve te vrasesve me pagese. Nga Shkodra, Rresheni, Tirana, Durresi, Vlore, Elbasan, duken te paprekshem dhe pse veprojne ne grupe 5-6 vetesh si ne plagosjen e fundit ne Durres. Jemi me ju.

    Përgjigju
  • populli: 14/08/2019 12:57

    Me keto meruni o politikane bastarda.. lerini pazaret e intrigat po punoni per sigurine e popullit..

    Përgjigju
  • Fredi PISANJOSI nga Kombinati: 14/08/2019 12:57

    Ahahahahahahahahahahahahhh! Fredi ZORRËTHARI èshtè ngritur nga Varri ?! Loshi mè tha dje se ishte tek Varrimi i Fredi KokèLoqes , por Fredi Pinoku , qenka 'ARRATISUR' nga Varrezat e Sharrès ???!!!!! ??? I bèj thirrje Policisè sè Shtetit qè tè Ngrenè Postoblloqe nèpèr Kryqèzime pèr tè Kapur Fredi ZHAPIKUN e KÈNETAVE !!!! Ahahahahahahahahahahah

    Përgjigju
    • Fredi: 14/08/2019 14:23

      Dole ti moj kokërrjepura pulë myzeqare? Nga ishe gjith kto kohe apo anej nga Vlora shpartalloje rondelen me xhuxhët vlonjat.. Shko vizitohu se do u ngjitesh robve sëmundje!

  • Faik Bajg Fundrrin Fshatari i Myzeqesë: 14/08/2019 12:18

    I dënuar në 2014 me 20 vjet burg dhe në 2019 qrkullon i lirë? Gjykatës e prokurorë baj*a fshatarë, qurre katuni me shkoll plepash. Ngrihu Enver, Enver djali!

    Përgjigju
  • Naimi: 14/08/2019 11:47

    Vetem shoku Enver i beri zap keta tipa.

    Përgjigju
  • Fredi DOBIÇI: 14/08/2019 10:25

    Ja kète janè HALABAKÈT dhe LYRASHËT e SHKODRËS!!! SHKODRA ka Njerëzit më të PABESË dhe më të PAFE , që ka GLOBI !!!! SHIKOJINI MBIEMRIN kètij KRYEBANDITI ??!!! MBIEMËR SERB apo MALAZEZ !!!! NUK ka SHQIPTAR në Shkodër ,90% janë FUNDËRRINA ANTISHQIPTARË dhe SERB të UDBsë , që ENVER HOXHA i LAVDISHËM ju shkonte LODRËN dhe ju tregonte Vendin KËTYRE KRYEHORRAVE dhe KRYEHAJDUTËVE të SHQIPËRISË !!!

    Përgjigju
    • Saed: 25/07/2020 00:31

      Ufff hini Fredi nsken X me fol X shkodren duhet me la gojen ti e prap nk munesh me fol se qelbesh ne er X SA I perket pabesise shprehja asht nk Ka katolik theses ja shkodran SA X mbiemrin shko ndrro tanin o dobiç se ktij I rrun k... Ti me shok

    • Petrit: 14/08/2019 17:16

      Maskarenjt si ky idioti qe mbjedh percarje,jane fatkeqesia e ketij kombi.

    • Trnakop Kacija: 14/08/2019 16:40

      Per Shkodran nuk e di cka te them - por per rrethin e Shkodres e Malesine e Shkodres njerez me te lig e me frikacak nuk kam pa ne rruzull - me shnet tash filloni muzikat.

    • Aleksander Dodaj: 14/08/2019 13:02

      Fredi Ti je me te vertet dobiç Shkodres e shkodravje ju hangsh mutin,moj fundrrin e qelbur. Une kam shru emnin e vertet e jo si ti dobiç kur*ash. Me ken tan si shkodrat dobiça si puna jote kishin ken te mytun n'shirok e ba ushqip per peshk.

    • Fredi: 14/08/2019 12:50

      Ik or ba*g Myqeqeje se na ke ça tr.. toç kuklle!

    • Dobiçsakt: 14/08/2019 12:13

      Si mund te pergjithesosh nje qytet or Dobic, pastaj ne 3 mil. jemi s'jemi brenda e + 4 diaspore, as nje qytet e europian nuk bejme! Ti kungull po na ndan Shkodren, debil te tjere gege, toske, jo lab e cam e jo malok e tironc, te gjitha antishqiptarizma te percjella nepermjet derdimeneve si puna jote or Dobiç. Ne se mund te besh nje ndarje e vetmja qe ekziston eshte "injorante te pa arsimuar me ata me formim qytetar", nuk ka lidhje as me krahina e as me etni, or kokrra e K. Dobiç!

    • Tyryryry: 14/08/2019 10:45

      Telefon : 00355 4 2349233 Urgjenca (për Tiranën) : 00355 4 2222235 Rruga e Dibrës, Nr. 372, Tiranë Merr urgjencen urgjentisht, shtrohu o Ferdi.

    • Fredi me mamin e bukur.: 14/08/2019 10:41

      Pikes i ke rene.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton