Paraqitet në SPAK ish-deputeti Sali Shehu, kryetari i Frymës Demokratike: Kam ardhur për kafe dhe për qejf, vetëm 5 minuta do rri...!

Tiranë- Paraqitet në SPAK kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike, Sali Shehu.

Ish-deputeti që aktualisht drejton FRD-në u shfaq në institucionin e akuzës mesditën e sotme, teksa bëri edhe batuta me gazetarët e pranishëm. Arsyet e paraqitjes mbeten ende të panjohura dhe pritet të sqarohen më tej.

Njëkohësisht ish-funksionar i lartë i PD-së dhe Policisë së Shtetit në qeverisjen e PD-së ndër vite, Shehu teksa i kërkoi policit te dera se do hynte në SPAK, u pyet për arsyen.

“Kam ardhur për qejf, do pi kafe!”, u shpreh ai.

Këmbënguljes së gazetarëve se nuk do prisnin atë 4 orë për qejf derisa të dilte, ish-deputeti iu përgjigj:

“Pse nuk vihet për qejf këtu?! Nuk do rri shumë, vetëm 5 minuta dhe do dal”.

Por nuk dha shpjegime për arsyen pse ishte thirrur, në lidhje me ndonjë çështje të vjetër që ka dijeni apo rrethana të tjera. Shehu ka qenë i hetuar dhe akuzuar për trazirat e vitit 1998 në Tiranë, pas vrasjes së Azem Hajdarit.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë