SPAK ka kërkuar dënim me burg për dy të akuzuarit për sigurimin e kushteve për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasi. Nga Martinaj nuk ka asnjë gjurmë, ndërsa Mihasi mbeti i vrarë në një atentat.

10 vite burg kërkon Prokuroria e Posaçme për Leonard Dukën (njihet ndryshe si Princi Damian) dhe 6 vite për Drianto Bardhin. Çështja është fraksion i dosjes ‘Revanshi’ në të cilën u zbardhën mijëra komunikime në aplikacionin SkyECC.

Leonard Duka më herët është dënuar me 30 vite burg si kreu i grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë