Paraqiti dorëheqjen te drejtuesit, a do të largohet Lerda nga Partizani?

Zhvillimet pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Kukësi kanë bërë që trajneri i të kuqve Franco Lerda të paraqesë dorëheqjen te klubi. Arseyja ka qenë zënka deri në përplasje fizike me ndihmës trajnerin Dritan Mehmeti.

Pas kësaj ngjarje italiani në nerva e sipër mësohet se u ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve, por këta të fundit fillimisht e kanë refuzuar. Burime në klubin e kuq bëjnë me dije se drejtuesit i kanë kërkuar Lerdës fillimisht të qetësohet, ndërsa përsa i përket dorëheqjes do të diskutohet në një moment të dytë.

Kjo nuk është hera e parë që Lerda kapet me ndihmësit e tij. Gjithçka ka nisur që në muajt e verës kur Partizani luante në Europa League. Në atë kohë trajneri italian pati një konfrontim me Mehmetin, por edhe me Corado Sakone-n, përgatitësin atletik të të kuqve, i cili u largua si pasojë e kësaj ngjarjeje.

Lerda, i cili është pasuesi i Skënder Gegës, njihet si një person gjaknxehtë në klubin e Partizanit. Zënkat e tij nuk ka qenë vetëm me ndihmësit, por me mjekët e deri te futbollistët, të cilët janë një numër i konsiderueshëm.

Mbetet për t’u parë se si do të përfundojë situata e krijuar së fundmi, por nuk do të ishte çudi që nëse Lerda nuk bën pas me dorëheqjen drejtuesit të pranojnë vendimin e tij.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë