TIRANE- Një ditë pas publikimit në gazetën “Shqiptarja.com” të parashikimeve buxhetore për vitet 2016-2018, Qeveria publikoi një draft tjetër për këto tre vite, ku rezultojnë të ndryshuar disa prej zërave, siç janë pagat e punonjësve të administratës, por edhe pensionet apo kompensimin financiar të pronarëve.
Ndryshe nga dokumenti me parashikimet afatmesme buxhetore dërguar për miratim në Kuvend, drafti i dytë, i publikuar më pas në Fletoren zyrtare, parashikon edhe rritje të lehtë të investimeve publike në terma afatmesme: me një shtesë prej rreth 2 miliardë lekësh për vitin 2016, prej 5 miliardë lekësh në vitin 2017, dhe prej thuajse 10 miliardë lekësh për vitin 2018.
/Shqiptarja.com