Sot votuesit amerikanë do të përcaktojnë me votën e tyre se cila parti do të ketë shumicën në dhomën e lartë të Kongresit (Senatin) dhe në dhomën e ulët (Dhomën e Përfaqsuesve).
Aktualisht, në të dyja dhomat Partia Republikane ka shumicën, gjë që i lejon Presidentit Trump të qeverisi me pak kokëçarje. Në qoftë se njëra nga dhomat e kongresit (ose të dyja kalojnë në kontrollin e e demokratëve), kokëçarjet e Trumpit do të shumëfishohen.
Në prag të çdo zgjedhje në SHBA, ndërtohen modele statistikore nga statisticienë të specializuar, të cilët i ndërtojnë modelet e tyre bazuar në sondazhet e shumta kombëtare e lokale, në të dhënat e zgjedhjeve paraardhëse, në historikun e votimit të çdo distrikti, në kushtet aktuale ekonomike të çdo distrikti dhe në shumat e shpenzuara për fushatat në çdo distrikt e shtet.
Një ndër statisticienët amerikanë më të suksesshëm në parashikime statistikore politike (por edhe ato sportive), është edhe Nate Silver, i cili i publikon parashikimet e tij në portalin fivethirtyeight.com . Për zgjedhjet e sotme ai parashikon se fitorja e demokratëve në Dhomën e Përfaqsuesve (House of Representatives) ka një probabilitet 88%, ndërsa fitorja e republikanëve një probabilitet 12% (shihni grafikun 1). Ndërsa për senatin ai parashikon se fitorja e republikanëve ka një probabilitet rreth 80% dhe e demokratëve rreth 20% (shihni grafikun 2).
Shënim: Gara në Senat bëhet vetëm për 33 vende, sepse 67 senatorëve të tjerë nuk u ka mbaruar mandati. Ndërsa gara në Dhomën e Përfaqsuesve bëhet për të 435 vendet e saj.
Parashikimi statistikor për Dhomën e Përfaqsuesve
Parashikimi statistikor për Senatin
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3530
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02
-
Kreu i Burgjeve vizitë zyrtare në SHBA, diskutohet e ardhmja e sistemit të burgjeve në Shqipëri dhe modernizimi
14 Janar, 17:27
-
Biden: Amerika 'u bë më e fortë' falë politikës sonë të jashtme
14 Janar, 15:25
-
NBA/ Golden State dhe Lakers në krizë, Detroit skuadra e momentit
14 Janar, 14:43
-
Trump: Me Putin do të takohem sapo të marr detyrën! Ka vetëm një strategji për t’i dhënë fund luftës
14 Janar, 14:27
-
Zjarret në Los Angeles i shkrinë medaljet, Komiteti Olimpik i premton të reja Gary Hall Jr.
14 Janar, 13:25
-
Zjarret në Los Anxhelos, bilanci i viktimave shkon në 25! Është djegur 37 mijë hektarë tokë
14 Janar, 12:29
-
Sanksionet e SHBA-së kundër Moskës rrisin çmimet e naftës me 5%
14 Janar, 08:48
-
Raporti i prokurorit Jack Smith: Trump do të dënohej nëse nuk do të ishte zgjedhur president
14 Janar, 08:37
-
Lufta në Gaza/ Orë vendimtare për armëpushimin! Biden: Marrëveshja kurrë nuk ka qenë kaq afër
14 Janar, 07:46