Sipas Meteoalb masat ajrore nga veriu i Kontinetit Afrikan që kanë përfshirë jugun e Europës do të kushtëzojnë në vendin tonë kthjellime dhe temperatura të larta gjatë paradites. Edhe pasditja vijon në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.
Komento